SKANDAL/ Piro dhe Pavlina Mani: Na falsifikuan firmën, nuk kemi thënë të prishet Teatri

Ka marrë përmasat e një skandali letra e djeshme që 65 artistë i kanë dërguar presidentit Meta, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryebashkiakut Veliaj përmes të cilës ata kërkojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim për “Shekulli”, Pavlina Mani, aktorja e dashur për shqiptarët thotë se nuk kanë firmosur në peticion të tillë dhe se bashkëshorti i saj, Piro Mani është në SHBA i sëmurë.

“Përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë, Pirro Mani ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika. E çfarë firme mund të ketë vënë ai kur s’është këtu?! Lereni të qetë se është në fund të viteve të jetës së tij, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, aty në plan të parë nuk është çështja te ndërtimi i teatrit, aty bëhet luftë politike, ne jemi kundër politikës. Me asnjë parti nuk jemi, si Pirro si unë. Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri. Të ekzistojë edhe një teatër i ri, godinë e re, të ekzistojnë 2-32 Teatro për siç e ka gjithë bota”, shprehet Pavlina Mani.

Gjatë ditës së djeshme, në media u publikua peticioni i 65 artistëve që kërkojnë ndërtimin e një Teatri Kombëtar të ri duke prishur ekzistuesin, me të cilëve ishin edhe emrat e Pavlina dhe Piro Manit.

EMRAT E AKTORËVE QË U THA SE KISHIN FIRMOSUR

1. Pirro Mani

2. Fatos Haxhiraj

3. Drita Haxhiraj

4. Artan Imami

5. Gezim Kame

6. Viktor Zhusti

7. Pellumb Kulla

8. Bashkim Hoxha

9. Luftar Paja

10. Haxhi Rama

11. Eva Alikaj

12. Josif Papagjoni

13. Berina Kokona

14. Spiro Duni

15. Laert Vasili

16. Zamira Kita

17. Sotiraq Bratko

18. Guri Koҫo

19. Hervin Ҫuli

20. Indrit Ҫobani

21. Genc Shkodrani

22. Lulzim Zeqja

23. Armando Bora

24. Gazmend Paja

25. Genti Deҫka

26. Andia Xhunga

27. Adelina Muҫa

28. Gent Hazizi

29. Ardian Cerga

30. Arben Kumbaro

31. Kastriot Ҫaushi

32. Petrit Malaj

33. Inis Gjoni

34. Kozeta Bakiu

35. Flaura Kureta

36. Elia Zaharia

37. Laedia Hajdari

38. Genti Kame

39. Erion Kame

40. Mateus Frroku

41. Kristo Ҫala

42. Gert Ferra

43. Bruno Shllaku

44. Paskualina Gruda

45. Erion Isai

46. Monika Lubonja

47. Paola Kodra

48. Blerta Belliu

49. Albano Prodani

50. Afrim Agalliu

51. Astrit Mamaj

52. Ilirjan Ali

53. Agron Hamo

54. Lavdimir Abilaliaj

55. Matilda Avdyli

56. Agron Jakupi

57. Drini Shehu

58. Jorgaq Tushe

59. Shkëlqim Jaupi

60. Jaho Guma

61. Luli Hoxha

62. Arjola Basho

63. Josif Sina

64. Gjergj Mena

65. Klea Huta

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne