Skandal/ Policia denoncon në Prokurori: Na humbën dokumente sekrete

Nga kasaforta sekrete e Policisë së Shtetit janë zhdukur dokumente sekrete. SHKB pranë Ministrisë së Brendshme ka bërë kallëzim në Prokurori për këtë rast. Kujtojmë se i pari që denoncoi këtë ngjarje ishte Sali Berisha.

Prokuroria e Tiranës thotë se prej më shumë se 10 ditësh janë duke kryer hetimet për zhdukjen e dokumenteve nga kjo kasafortë e cila ka qenë në varësi të drejtuesve më të lartë të policisë së shtetit, shkruan ‘Panorama’.

Prokuroria sqaroi se hetimet po kryhen pa emra konkret për zyrtarë të policisë të përfshirë në këtë skandal të zbuluar nga kontrolli i brendshëm në polici dhe procedimi është regjistruar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës e nxjerrjes së sekretit shtetëror”.

Berisha denonconte në FB se në këtë skandal janë përfshirë kreu i Krimeve të Rënda Ardian Cipa dhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por sipas kallëzimit të SHBÇA ende nuk ka një emër konkret të personit përgjegjës./opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne