Skandal/ Rama barazon familjet e policëve të vrarë me personat LGBT

Qeveria ka hartuar projekt-ligjin për strehimin ku përcaktohen, mes të tjerash, edhe kategoritë që përfitojnë përkrahjen e shtetit për strehim. Ndër kategoritë që do të shihen me përparësi përfshihen edhe individë nga komuniteti LGBT.

Civitas.al ka siguruar projektligjin, ku mësojmë se, sipas nenit 35 pika 3, ky komunitet do të përfshihet në kategorinë e grupeve që do të trajtohen me përparësi në subvencionimin e qirasë për strehim. Madje, jo vetëm kaq, por ky grup përfshihet në të njëjtën kategori përparësie me policët e rënë në detyrë.

Gjithashtu, sipas projektligjit të siguruar nga Civitas.al, në nenin 15, ku përcaktohen kriteret e personave që përfitojnë strehim nga shteti, në pikën c, e cila përfshin kriteret sociale për të përfituar strehim, janë përfshirë edhe individë të komunitetit LGBT. Sipas këtij neni, përparësi përfitojnë edhe “individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”.”

Kjo gjë duket e pamotivuar, pasi mbrojtja e lirive dhe të drejtave nuk presupozon që shteti duhet ti shohë me përparësi këta individë. Sipas rezolutës, shteti duhet t’iu garantojë liritë dhe të drejtat, jo t’iu japë privilegje në të mirat publike.

Ligji bie ndesh me vetveten në këtë rast pasi, pak më sipër, Neni 9 pika 1 thotë shprehimisht: “Të drejtat që burojnë nga ky ligj i garantohen pa asnjë lloj diskriminimi çdo individi, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, feja, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike…” Duke i dhënë përparësi një kategorie sociale mbi bazë të orientimit seksual, ligji ka diskriminuar të tjerët që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

Përfshirja e individëve LGBT, si një kategori e përkrahur nga shteti në mënyrë të vacantë, duke iu dhënë atyre përparësi për çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me përkatësitë e tyre, përbën thjesht privilegj. Të jesh gay, nuk përbën asnjë arsye për t’u parë me përparësi nga shteti.

Nëse kërkohet që personat me orientim të ndryshëm seksual të jenë të barabartë me të tjerët, nuk ka arsye përse ata të përfshihen në kategori të privilegjuara, për sa kohë ata nuk kanë ndonjë handikap, për t’u trajtuar si kategori në nevojë, për arsye të veçanta./ Civitas.al

Neni 35 pika 3 e projektligjit:

  1. Përparësi në subvencionimin e qirasë kanë këto kategori:
    a) Individët me statusin e jetimit;
    b) Personat me aftësi të kufizuara;
    c) Të moshuarit;
    ç) Invalidët e punës;
    d) Familjet e policëve të rënë në detyrë;
    dh) Emigrantët e rikthyer;
    e) Punëtori emigrant;
    ë) Azilkërkuesit;
    f) Familjet e komunitetit rom;
    g) Familjet e komunitetit egjiptian;
    gj) Viktimat e dhunës në familje;
    h)Viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
    i) Prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
    j) Individët nga komuniteti i LGBT-ve, në nevojë për strehim;
    k) Të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne