Skandali me pijet e ushqimet në Shkodër, 9 persona nën hetim

Sektori i hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim një prej çështjeve më të bujshme dhe sensitive të kësaj Prokurorie, duke marrë si të pandehur 9 persona prej të cilëve 8 persona fizik dhe 1 person juridik.

Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Stop” dhe denoncimeve të shumta për një periudhë prej 8 muajsh nga ana e kësaj Prokurorie janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria “Briland” shpk dhe administratorit të saj shtetasit Xhavit Kasemi.

Në përfundim të tyre ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkolike dhe jo alkolike si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standarti të parashikuar nga ligji Nr. 9863 datë 28 Janar 2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, dhe Udhëzimi Nr. 20, datë 25 Nëntor 2010 “Për zbatimin e programeve paraprake të praktikave të mira të higjenës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave në analizen e risqeve dhe pikave kritike të kontrollit HACCP në stabilimentet ushqimore” në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjw shkelje.e7043724-028e-4ee2-97d4-57304e59d562

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër nëpërmjet një kërkese prej 55 faqesh ka kërkuar dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të shtetasit Xhavit Kasemi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; të shoqërisë së tij “Briland” shpk akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a i Kodit Penal, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal; të punonjësve të shoqërisë Syrri Çaku, Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija akuzuar “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga neni 288/a/2 i Kodit Penal si dhe të inspektorëve të Autoritetit Rajonal Të Ushqimit, Shkodër shtetasve Abdyl Bajraktari, Edmond Fortuzi, Elvis Raboshta dhe Hilmi Erkoçaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

0fb365b8-bdc6-4d92-89e5-7b961efde01b dffcfe04-3eaa-4bd3-ad3b-578449685107 0101beb3-dcc6-4f04-8fdb-13fab0b4b725 0d7b22f6-066c-4103-8acd-d09e06033a39 effb02f5-c21d-4043-a168-8d0099084c1d 1b54c778-530e-413d-a2b8-c8082ec0a25d

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne