Skandali me tenderat 30 mln euro me ‘DH Albania’/ Kreu i ARRSH-së Qendro dhe OST-së në prokurori

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci janë thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e kryeqytetit në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re dhe të 12 mln euro të linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi.

Pas zbulimit të skandalit të parë, ku rezultoi se tenderin e Unazës së Re e kishte fituar me dokumente të falsifikuara, u anulua edhe tenderi i dytë nga OST. Ndërkohë që prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet. Në ditët e fundit prokuroria ka pyetur fillimisht pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Autoritet Rrugor Shqiptar, por edhe të OST-së. Ndërkohë që sot janë thirrur drejtuesit e dy institucioneve. Fillimisht në orën 12:00 është paraqitur në prokurori Afrim Qendro, i cili po dëshmon në lidhje me dijeninë procesin e përzgjedhjes, ndërsa pas tij do të japë përgjigjet e tij kreu i OST-së, Klodian Gradeci.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi, për të cilin pritet që prokuroria në ditët në vijim të lëshojë një mandat arresti. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne