Skandali i Parlamentit Evropian: Deputetët shpallin mbështetjen ndaj terroristëve

Me goditjet e Forcave të Armatosura Turke ndaj organizatave terroriste, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin Afrin të Sirisë, filluan të rriten reagimet nga Evropa.

Në Parlamentin Evropian, që në një periudhë u ekspozuan fotografitë e organizatës separatiste terroriste PKK, u zhvillua një protestë për ndalimin e operacionit “Dega e Ullirit”.

Në duart e 100 deputetëve evropianë me detyrë në Parlament kishte pankarta ku shkruhej “Afrini nuk është vetëm” duke shpallur në mënyrë të qartë se janë pranë terroristëve të YPG-së, që është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Parlamenti Evropian, që sot është në krah të organizatës terroriste YPG, në të kaluarën lejonte edhe propagandën e organizatës terroriste./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne