Skandaloze, ish-ushtari izraelit i dënuar për vrasjen e një palestinezi përfshihet në fushatën e Netanyahut

Partia në pushtet Likud e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fushatën parazgjedhore ka përfshirë Elor Azaria, ish-ushtarin që njihet për vrasjen brutale të palestinezit të plagosur, raporton Anadolu Agency.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Izrael do të mbahen më 9 prill, ndërsa ish-ushtari izraelit i dënuar është një nga protagonistët kryesorë të fushatës së deputetit parlamentar të Likud dhe zëvendësministrit të tanishëm të Mjedisit, Yaron Mazuza. Mazuz njoftoi se do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme, të cilit në një video iu bashkua edhe Azaria. “Me ndihmën e Zotit dhe Azaria-s, do të kemi sukses”, tha Mazuz. Azari në mars të vitit 2016 në Hebron me disa të shtëna me armë zjarri në kokë vrau palestinezin Abdulfettah al-Sharifi, i cili paraprakisht ishte plagosur nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin me thikë ndaj një shtetasi izraelit. Rasti tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror pasi grupi izraelit për të drejtat e njeriut B’Tselem lëshoi një video që tregon se si ushtari Azaria nga afërsia e tij vret palestinezin e plagosur dhe të paarmatosur. Gjykata izraelite fillimisht e dënoi Azaria me 18 muaj burg, por ushtria izraelite në mënyrë shtesë ia reduktoi dënimin në 14 muaj. Duke vuajtur vetëm nëntë muaj burg, Azaria është lënë i lirë që nga muaji maj i vitit të kaluar dhe në qarqet hebreje të djathtë cilësohet si hero kombëtar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne