Skandaloze, policia vonohet, njerëzit detyrohen të dalin nga dritaret e autobusit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur paradite në Tiranë, kur disa dhjetëra qytetarë u bllokuan brenda autobusit të linjës së Institutit.

Shkak është bërë denoncimi për vjedhjen e një portofoli nga një prej pasagjerëve.

Dyert janë mbyllur menjëherë dhe udhëtarët janë bllokuar të gjithë brenda në pritje të policisë.

Por kur kishin kaluar mbi 40 minuta, policia nuk kishte mbërritur ende.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar lodhje dhe stres tek pasagjerët, disa prej të cilëve kanë dolën nga dritaret.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne