S’kapet nga radarët/ Hidhet në det “Lada”, nëndetësja ruse “e padukshme”

Nëndetëset e projektit 677 të kategorisë Lada i përkasin gjeneratës së katërt së modelit naftë-elektrike.

Lancimi i llojit të dytë të nëndetëseve naftë-elektricitet i projektit 677 (kategoria Lada), Kronshtadt, u bë në një ceremoni në St. Petersburg, Admiralty Shipyards, siç raporton agjencia e lajmeve TASS.

Gjenerata e ardhshme e nëndetëseve, sipas ekspertit rus, është që ato të jenë “të padukshme” për radarët e armikut.

“Rëndësia e kësaj ngjarjeje është e vështirë të mbivlerësohet. Nëndetësja filloi të ndërtohet në vitin 2005. Ka pasur disa ndërprerje në punën ndërtimore dhe në financim, por dita e nisjes së saj më në fund ka ardhur. Ngadalësimi në ndërtim na dha mundësi të përdornim përvojën e fituar në ndërtimin dhe vënien n përdorim të nëndetëses “Shën Petersburg”.

Nga të gjithë parametrat, kjo nëndetëse e tejkalon paraardhësin e saj – projektin 636. Ne jemi të sigurtë se e ardhmja e forcës jo-bërthamore e nëndetëseve të Marinës Ruse, do të duhet të mbështetet në projektin 677. Do të ketë një seri të madhe”, tha Alexander Buzakov, CEO ‘Admiralty Shipyards’ në ceremoni.

Nëndetëset e projektit 677 të klasës Lada i përkasin gjeneratës së katërt të modelit naftë-elektrike. Në pozicionin sipërfaqësor zhvendosja e saj është rreth 1,750 ton. Shpejtësia maksimale është 21 nyje nën ujë. Lada ka një ekuipazh prej 35 vetësh dhe mbart raketa të kalibrit të lundrimit.

Shën Petersburg është anija udhëheqëse e projektit 677. Ceremonia e lancimit të saj u zhvillua në vitin 1997. Ajo u dorëzua në Marinën Ruse më 1997 për operacione eksperimental, e cila do të përfundojë në 2019.

Kronshtadt nisi të ndërtohej në 2005. Në një farë pike, projekti u ndërpre për të rinisur në 2013.

Aktualisht, Admiralty Shipyards është duke ndërtuar një nëndetëse tjetër të llojit Lada – The Velikiye Luki./tass

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne