Skema/ Rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit përdorte taksitë për të transportuar vajzat

Një grup i cili merrej me shfrytëzim e prostitucionit është shkatërruar nga policia e Tiranës, ku janë vënë në pranga 10 persona si dhe janë proceduar në gjentje të lirë tre prej tyre.

Policia bën të ditur se aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet detyrës si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si ambienti “Hotel” pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A. Ndoja.

Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar. Në këtë operacion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne