Skema si qeveria e PD frynte kostot për kilometër rruge, tipike projekti Tiranë-Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe media e portale pranë Partisë Demokratike kanë ngritur tashmë një tymnajë rreth projekteve të Partneritetit Publik Privat në infrastrukturë me pretendimin e kostove të larta për kilometër. Më këtë pretendim është dhe një status i publikuar sot nga Berisha.

“Te dashur miq, në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” per terene te ngjashme sipas te dhenave zyrtare te ministrise se financave do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro. Pra rritja eshte 10 here apo 1000% nderkohe qe indeksi i çmimeve ne ndertim po sipas te dhenave zyrtare eshte rritur vetem me 4,8%. Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit!?!?!”.

 

Shkruan Berisha ne Facebook

Por si është e vërteta ne fakt?! Projektet e Sali Berishës janë kopsitur në letra me vlerë të vogël me synim paracaktimin e fituesit dhe më pas kostot kanë ardhur duke u fryrë vazhdimisht dëri në përfundimin e veprës. Një shembull klasik është rruga Tiranë-Elbasan. Ekzemplare pasi ky segment u inaugurua nga Berisha vetem ne nje pjese ate te tunelit te Kerrabes ndërsa dy segmentet e tjera, nga Tirana në Kërrabë dhe nga Kërraba ne Elbasan nuk kishin perfunduar. Ironikisht as sot kjo rruge nuk eshte e perfunduar duke qene deshmi e gjalle e varrit te hapur ne financat publike pikerisht nga ai qe trumbeton sot ndertim rruges me kosto te ulet.

Me pak shifra mund ta shikojë kushdo qartësisht se çfarë ka ndodhur me një prej projekteve me të cilat krenohet Sali Berisha. Rruga është e ndarë në 3 segmente. Segmenti i tretë është ai që lidh Krrabën me Elbasanin prej 11.5 km. Segmenti i pare eshte ai qe lidh Tiranen me Kerraben prej 12.8 km. Segmenti i dyte eshte tuneli i Kerrabes prej 2.4 km qe perben ne fakt te vetmen gje qe perfundoi nga ky projekt ne kohen e qeverisjes Berisha dhe te cilen nxitoi ta inauguroje pa perfunduar as segmentin qe te conte ne tunel dhe as ate qe te nxirrte nga tuneli.

Nga te dhenat zyrtare te Autoritetit Rrugor Shqiptar kosto mesatare fillestare per kilometer rruge ne segmentin e pare dhe te trete ishte 7,349,901 euro. Pra, kjon eshte kostoja me te cilin Sali Berisha i tenderoi keto segmente. Ne realitet, tenderin e fituan kompanite e preferuara te Sali Berishes te cilat jo vetem qe nuk e perfunduan por edhe e rriten koston shume me teper. Nje kontribut te cmuar ne kete drejtim ka dhene edhe Levizja Socialiste per Integrim e cila gjate 4 viteve te qeverisjes se majte menaxhoi sektorin e rrugeve. Te mos harrojme se ish drejtori i ARRSH Dashamir Xhika dhe ndihmesit e tij bashke me ish drejtorin e rrugeve te kohes se PD Andi Toma kane perfunduar ne qeli per miliona euro abuzime dhe liruar nga gjykatat.

Për t’u rikthyer tek kosto ler kilometer e rrugeve. Kosto mesatare e tenderuar nga Berisha per segmentin 1 dhe 3 te Rruges Tirane-Elbasan ishte 7,3 milion euro. Aktualisht, kostoja mesatare per keto segmente ka arritur ne 11,935,684 milion euro.

Kjo eshte kosto per kilometer rruge por nuk duhet harruar se kosto rritet shume me teper kur llogarit kohen e humbur nga zvarritja r projektit. Ata qe moren tenderin me vlere te ulet financiare nga Sali Berisha duhet te mbaronin punimet civile ne segmentin e pare per 16 muaj por ne fakt kane kaluar tanime 82 muaj. Edhe tuneli i cili perfundoi me qellim inaugurimin perpara zgjedhjeve kishte si afat 18 muaj por shkoi ne 23 muaj. Segmenti i trete nga Kerraba ne Elbasan duhej te mbaronte per 16 muaj por ne fakt ju deshen 42 muaj.

Mjafton kaq për të kuptuar se kush gënjen dhe mashtron në sytë e opinionit publik. Ne vijim do paraqiten te detajuara kostot e fryra te rrugeve te Sali Berishes mes te cilave super gropa e Milot-Morine ndersa me vete edhe deklarata e tij kryekeput e pavertete per 10 mije kilometra rruge dhe cfare rezulton ne letrat zyrtare te shtetit shqiptar.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne