Skenari për shkarkimin e mbretit saudit po kompletohet / Burgosen të gjithë konkurrentët (kushërinjtë) e mbretit të ardhshëm

Gazeta libaneze në një artikull të saj ka shkruar në lidhje me realizimin e fazës përfundimtare të skenarit për shkarkimin e mbretit të vjetër të Arabisë Saudite në favor të djalit të tij.

Gazeta Al Menar në numrin e sotëm (e hënë), ka shkruar se një burim i afërt me regjimin Al Saud ka njoftuar se, është duke u kompletuar faza përfundimtare e shkarkimit të mbretit vehabist saudit, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të realizohet emërimi i djalit të tij në postin e mbretit saudit. Al Menar shkruan se princi i ri i kurorës i Arabisë Saudite për të arritur në pushtet ka eliminuar të gjithë konkurrentët e tij, që janë kushërinjtë e tij, ku disa prej tyre i ka burgosur, ndërsa Mohamed ben Najef, princin e shkarkuar të kurorës e ka mbyllur në shtëpinë e tij. Sipas një burimi të afërt me regjimin Al Saud, Mohamed bin Selman, i cili “de facto” e ka marrë pushtetin në duart e tij, aktualisht po bën përpjekje për të larguar princin Mutaeb bin Abdullah Abdul Aziz, komandant i Gardës Kombëtare dhe nuk kanë mbetur edhe shumë ditë për të shkarkuar këtë princ saudit i cili ka kompetenca të gjera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne