Ne viziten qe presidenti i Republikes se Shqiperise, Ilir Meta mbajti ne katundin arberesh te San Demetrio di Corones ne date 7 nentor 2018, nder te tjera ai shkeli kushtetuten e Shqiperise, duke e treguar Skenderbeun si hero te Krishterimit katolik. Fjalimi osmanofobik dhe katolikocentrist i presidentit Meta, u kontrastua nga fjalimi i matur i presidentit te Italise, Sergio Mattarella i cili Skenderbeun e tregoi si simbol te multikulturalizmit, diversitetit dhe tolerances fetare.

Historiani Olsi Jazexhi, ne videon qe ka bere me poshte komenton mitin e Skenderbeut, problematiken qe presidenti Meta ka hapur duke e treguar ate si hero te kryqit dhe ve ne pah maturine e presidentit italian, Mattarella. Ai tregon edhe historine e imperializmit katolik austriak dhe italian me shqiptaret, shpikjen e Skenderbeut, shpikjen e mitit arberesh dhe perdorimin qe Italia i ka bere arberesheve per te nxitur islamofobi, dhe katolicizimin dhe nenshtrimin e shqiptareve ndaj Vatikanit dhe Italise. Ai tregon qe miti i arberesheve si shqiptaret e zgjedhur, eshte nje rrene e imperializmit katolik. Arbereshet qe identifikoheshin si greke nje shekull me pare, jane shqiptarizuar nga Italia. Ata promovohen dhe sponsorizohen si shembull kunder Islamit dhe Orthodhoksise nga imperializmi katolik. Ata tregohen si luftetare kunder Turqise dhe Islamit, dhe si orthodhokse qe tradhetuan orthodhoksine dhe u bene besnike te Vatikanit. Kjo eshte arsyeja pse ne shkollat e Shqiperise dhe Kosoves, nxenesit mesojne per arbereshet por jo per arnautet e Turqise apo arvanitet e Greqise.

Videoja mund te shihet me poshte:

66