Skenderbeu ne mediat shqiptare

Fabjan Ceka

Pastertia e gjakut, limpieza de sangre ne spanjisht, ka qene cilesia kryesore qe duhet te kishin katoliket spanjoll te shekullit te XV ne Spanje pas rekonkuistes kundrejt myslimaneve spanjoll. Spanja u pushtua ne shekullin e VIII nga popullsi myslimane arabe dhe berbere. Kjo periudhe zgjati deri ne fund te shekullit te XV kur ra edhe sulltanati i fundit islamik ne Spanje, ai i Granades ne vitin 1492. Qe nga ky vit, ne Spanje, fillon terrori katolik i Inkuizicionit kunder popullatave myslimane dhe hebree. Si kusht qe keto popullata jo katolike te rrinin ne Spanje, ishte konvertimi i tyre ne fene katolike. Nje pjese e ketyre u konvertuan ne katolike, por kjo nuk mjaftone per Inkuizicionin pasi keto popullata ishin me origjine arabe – berbere apo hebraike. Ne kete periudhe hyne ne loje shpikja e teorise se pastertise te gjakut (limpieza de sangre) ne Spanje. Spanjollet benin çmos qe te tregonin se si ata nuk kishin gjak arab apo hebre. Ne kete periudhe nuk njihej akoma ADN-ja e cila na tregon kodin gjenetik te nje personi apo te nje populli, madje dhe origjinen e tij. Analizat e sotme te ADN-se te popullsise spanjolle na tregon se nje pjese e madhe e tyre ka gjak arab – berber dhe hebraik, gje qe eshte normale pas shtate shekujsh kolonizim arabo – berbere te gadishullit Iberik.
Periudha e konveritimit ne fene katolike te myslimaneve dhe hebrenjve spanjoll nuk zgjati shume pasi ne syte e katolikeve ata shifeshin si pseudokatolik duke qe se ata ishin me origjine jo spanjolle.
Me nje urdher mbreteror u vendos qe keto popullata myslimane dhe hebraike te hiqen nga Spanja. Ne kete periudhe Perandoria Osmane eshte ne kulmin e saj, pasi ajo sapo ka pushtuar gjithe ballkanin. Popullatat myslimane dhe hebree qe u debuan nga Spanja vendosen ne territoret osmane dhe ne Shqiperi, siç na thote edhe Hamdi Bushati ne librin e tij Shkodra dhe Motet – Tradite, Ngjarje, Njerez, per familje shkodrane me prejardhje te huaj si familja Kashej me origjine nga Spanja pas renies se Sulltanatit te Granades.

Pastertia e gjakut eshte tabuja kryesore e shoqerise shqiptare. Ne Shqiperi besohet se gjaku shqiptar eshte i vetmi gjak i pastert ne Ballkan, ai rrjedhe qe nga koha e Pellazgeve te lashte dhe vazhdon deri ne ditet e sotme i pa ndryshuar. Personifikimi i gjakut te pastert shqiptar eshte Gjuragj Ivan Kastriotiç – Iskender bej. Skenderbu, siç e quajne shqiptaret, eshte shpesh debat ne mediat shqiptare.
Debati i fundit per Skenderbeun ka qene ai i dates 3 janar 2018 ne emisionin Arena e drejtuar nga publicisti Dritan Hila, ne kanalin Ora News, me titull Skenderbeu, te pathenat e nje legjende. Ne emision ishin ftuar historiani Pellumb Xhufi dhe Virgjil Kule, autor i librit Skenderbeu, kryqtari i fundit.
Ne debatin per figuren e Skenderbeut nuk kishte as edhe nje te ftuar qe te jepte nje version ndryshe per historin e Skenderbeut nga ajo qe na kane mesuar ne shkolle. Te dy te ftuarit e pershkruanin Skenderbeun ne te njejten menyre te cilen na i kane treguar ne shkollen fillore. Portretizimi qe i behej Skenderbeut ishte komplet i shkeputur nga hapesira dhe koha ne te cilen ai jetonte. Menyra e te treguarit e historise ishte komplet artificiale, jashte konceptit shkak – pasoje. Nje histori qe me shume i ngjane perrallave sesa historise reale te shekullit te XV. Menyra e pershkrimit te Skenderbeut dhe te periudhes historike ne te cilen ai jetoj, i ngjante me shume muhabeteve te kafeneve alla shqiptarçe sesa studjuesish te cilet duhet ta trajtojne historine si shkence duke e analizuar ate ne menyre objektive dhe te ftohte jashte ndjesive nacionaliste dhe fetare. Kjo menyre e te berit emisione televizive per figura historike qe behet ne Shqiperi, eshte teper poshteruese per audiencen, pasi e trajton ate ne menyre infantile dhe te vonuar menderisht, gati autike. Publiku poshterohet sepse atij nuk i tregohet kurre e verteta historike. Publiku nuk konsiderohet fare i denje te meritoje te verteten historike, ai eshte inferior. Publiku konsiderohet si nje cope mishi pa ndergjegje, ai duhet vetem te shofe televizorin pa mendur.
Emisione te tille nuk i gjen ne asnje vend te botes, ndoshta vetem ne Korene e Veriut te liderit suprem Kim Jong – un. Ne debate te tilla, te cilet jane te shumte ne mediat shqiptare, turqit jane komplet inegzistent. Osmanet, kur flitet per ta, gjithmone flitet per ndonje sulltan, vezir apo pasha, kurrsesi nuk flitet per popullsi te tera qe Perandoria Osmane deportonte per ta bere me te kollajte pushtimin. Perandoria Osmane perdorte menyra te ndryshme per te turqizuar territore qe ajo pregatitej per te pushtuar apo qe kishte pushtur. Nje nga keto metoda ishte ajo qe ne gjuhen turke quhej sürgün, nga i cili vjen dhe termi syrgjynim qe perdoret ne gjuhen shqipe. Ne Shqiperi jane deportuar popullsi turke qe nga shekulli i XIV. Kur flasim per popullsi turke duhet te kemi parasysh jo vetem turqit e Anadollit, por popullsi turkmene qe nga Azia qendrore, Pakistani, Afganistani, Irani, Kaukazi, Krimea, Afrika veriore, etj. Turq nomad, te quajtur jyryk, jane derguar shume ne territore te veshtira per tu pushtuar si Shqiperia, detyra e tyre ishte te zhvasnin dhe terrorizonin keto territore. Osmanet e kishin kuptuar mire qe popullsite nomade duheshin çuar ne periferi te Perandorise, ku ato mund te zhvasnin dhe grabisnin territoret e reja. Ne kete menyre sulltani vriste dy zogj me nje gure, popullsite e Ballkanit i çonte ne Anadoll dhe turqit nomad dhe tartaret i çonte ne Ballkan, ku ato mund te turqizonin dhe islamizonin territorin. Pushtimi behej shume me i lehte kur territoret ishin déjà turqizuar apo gjysem turqizuar, gjithsesi edhe gjate periudhes se Skenderbeut ne Shqiperi egzistonte popullsi turke e ardhur nga kater anet e Perandorise Osmane. Dihet, siç e shkruan edhe Barleti, qe kur Skenderbeu erdhi ne Kruje, gjeja e pare qe beri ishte qe vrau popullsine myslimane qe ndodhej ne Kruje, gje qe deshmon se edhe ne kohen e tij kishte kolon turq ne Shqiperi.
Duke e treguar historine shqiptare ne menyre rraciste, siç bejne historianet tane, duke thene se shqiptaret jane populli me i lashte ne Ballkan edhe ndoshta edhe ne Bote, dhe qe ne jemi me origjine Ilire apo Pellazge dhe se myslimanet shqiptare duhet te kthehen ne fene e te pareve, ne krijojme nje shtet rracist i ngjashem me Spanjen e Rekonkuistes dhe Inkuizicionit, ku terrorizoheshin myslimanet dhe hebrenjt se nuk ishin katolik dhe se ato duheshin konvertuar ne fene katolike apo ndryshe duhet te deboheshin nga Spanja, siç ndodhi. Nje gjetje si shpallja e vitit 2018 si viti i Skenderbeut do ta kishte zili edhe dr. Torquemada.

Bibliografi:

BUSHATI, H., Shkodra dhe motet: (traditë, ngjarje, njerëz), Idromeno, 1998.
Inalcik, H., Ottoman Methods of Conquest.
McCARTHY, J., I turchi ottomani dalle origini al 1923, Genova, 2005

Vlora, Eqrem bej., Kujtime 1885 – 1925, Shtepia e librit dhe Komunikimit, 2003.
SCHMITT, O.J., Skanderbeg (Der neue Alexander auf dem Balkan), Pustet, 2009

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne