Skopje East Gate, investimi më i madh i një biznesi shqiptar në Maqedoni

“Skopje East Gate”, projekti gjigand i “Balfin Group”, është një investim që do të kap shifrën deri 350 milion eurosh, do të ketë një shtysë pozitive në rritjen ekonomike të vendit, me hapjen e mbi 2000 vendeve të reja pune, forcimin e tregtisë, tërheqjen e firmave më të mëdha botërore, por gjithashtu do të sjellë një stil të ri jetese për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke u shëndërruar nga një vision në një simbol të Shkupit modern.

“Skopje East Gate”, miniqyteti mrekulli, është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Maqedoni nga një biznesmen shqiptarë, në këtë rast nga Samir Mane, president i Balfin Group, me seli në Tiranë. Ky koncept, punimet për jetësimin e të cilit do të fillojnë pa humbur kohë, është i pari i llojit të tij në rajon dhe pritet të tërheqë rreth 12 milion vizitorë në vit.

“Skopje East Gate (SEG) është investimi i përveçëm privat më i madh në Maqedoni që do të krijojë mundësi të mëdha biznesi, do të garantojë një punësim të shkëlqyer, do të forcojë tregtinë, do të tërheqë firmat botërore si dhe do të ofrojë një qasje të re të jetesës në qytet” – tha Samir Mane, presidenti i Balfin Grupi i pranishëm në këtë event e mbajtur mbrëmë.

Kjo mrekulli e re e vogël të cilën po na e sillni, përvеç sе do të transformojë për më mirë qytetin e Shkupit,  do të ndikojë  në rritjen ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurisht do të jetë diçka e jona e përbashkët”- tha kryeministri Zoran Zaev në fjalën e tij para të pranishmëve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ish-kryetari i OEMVP, Fatmir Bytyqi, thanë se fillimi i  jetësimit të një projekti të tillë është dëshmi se Maqedoni është vend i sigurtë për të bërë investime kapitale.

“ Kjo do të ndihmojë rritjen e investimeve kapitale në vend dhe njëkohësisht do të hapë edhe shumë vende të reja punë për qytetin e Shkupit”- tha ministri Kreshnik Bekteshi.

“ Është një investim domethënës, sepse vjen në një periudhë kohore, kur në Maqedoni ka diskutime nëse Maqedonia është vend I duhur për të bërë investime dhe kjo është një dëshmi se një investim aq i madh në vend mund të bëhet”- tha ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Fatmir Bytyqi.

Miniqyteti mrekulli, “Skopje East Gate”,  planifikohet të ndërtohet në një hapësirë prej 143.000 metrash katrorë, në të cilën do të ngrihen 458.000 metra katror ndërtim, 10 blloqe me komplekse rezidenciale dhe 5 blloqe ndërtesash për qëllime biznesi, një qendër tregtare prej 51.000 metrash katrorë, më e madhja në rajon, me mbi 250 dyqane me markat më të njohura botërore. Gjithashtu do të ketë qendra fitness-i si dhe hapësira parkimi për mbi 2.000 automjete.
Punimet do të jenë të ndara në tre faza dhe i gjithë projekti pritet që të përfundojë brenda një periudhe që shkon nga pesë deri në shtatë vjet.
Faza e parë parashikon ndërtimin e qendrës tregtare dhe të 4 godinave rezidenciale. Zona rezidenciale do të ketë 1.600 banesa, si dhe parqe, zona dëfrimi, dy amfiteatre, dhe një hapësirë të gjelbër. Në fazën e dytë do të përfundohen edhe 6 godinat e tjera të banimit. Ndërsa në fazën e tretë dhe të fundit do të realizohet ndërtimi i 5 blloqeve të godinave për qëllime biznesi në një hapësirë totale prej 67.000 metrash katrorë. Bëhet fjalë për parkun e parë të zyrave të “Klasit A” në Maqedoni.
“Skopje East Gate”, do të ofrojë në një vend mundësinë për të jetuar, për shopping dhe për të bërë biznes, dhe gjithçka vetëm dy kilometra nga qendra e Shkupi.

Ky projek  u zhvillua nga një prej studiove më të mëdha të arkitekturës në Turqi, “Yazgan Design Architecture Inc.”, që ka fituar një sërë çmimesh. Grupi Balfin është një ndër grupet private më të mëdha investuese në rajon, portofoli i të cilit përfshin investime në qendrat tregtare, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, që mbrëmë festoi 20 vjetorin, Jumbo, apo veprimtaritë në sektorin e turizmit dhe në industrinë e modës.
Pas prezantimit tw projektit, mysafirwt e kaluan mbrwmjen nen tingujt  e muzikws Jazz.

“Skopje East Gate”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne