Kanali televiziv BBC në një raport të tij njoftoi se autoritetet e Arabisë Saudite kanë ngritur një skuader prej 50 personash për të eliminuar kundërshtarët dhe opozitarët e regjimit Saudit.

Një prej burimeve sauditë në një intervistë për BBC Arabic, ka thënë se deri tani ky ekip ka kryer operacione të shumta brenda në Arabinë Saudite dhe jashtë saj kryesisht në Evropë për të eliminuar kundërshtarët dhe opozitarët e regjimit saudit dhe ka shtuar se: Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi nuk ishte rasti i parë i zhdukjes së opozitarëve nga persona të afërt me Muhamed bin Selman. Ditë më parë burimet mediatike kanë njoftuar për vrasjen e një gazetari tjetër të Arabisë Saudite nën torturat çnjerëzore të regjimit Al Saud. Llogaria në rrjetet sociale “Të burgosurit politik” e cila publikon lajmet në lidhje me të burgosurit dhe rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, ka shkruar se Turki bin Abdulaziz Al-Xhasir, gazetar dhe shkrimtar i Arabisë Saudite, është vrarë nën torturat çnjerëzore të autoriteteve të sigurisë së regjimit Al Saud në burg. Sipas këtij burimi, autoritetet saudite kanë pretenduar se ky gazetar ishte përgjegjës i llogarisë “Keshkul” në Twitter që zbulonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet e Riadit. Disa burime informative kanë deklaruar se autoritetet saudite nëpërmjet spiuneve që kanë në zyrën e Tëitter në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë zbuluar gazetarin Turki bin Abdulaziz Al-Xhasir dhe në muajin mars të këtij viti e kanë arrestuar atë.

51