Skuadra e Shqipërisë me një ditë të ngjeshur në Antalia

Të shtunë pasdite trajneri Panucci ishte ndalur gjatë sërish te ana taktike duke kërkuar shumë përqendrim të skuadrës. Pak veprime me topin në fillim dhe më pas seanca ka vijuar me pjesën taktike.

Në shumicën e kohës trajneri Panucci ka qenë aktiv së bashku me stafin në zbatimin e skemave në fushë. Vetë trajneri ka ndërhyrë në mënyrë të shpeshtë te lojtarët për ti transmetuar ato që ai kërkon të veprojnë në fushë.

Të shtunën me një stërvitje të diferencuar, dhe më shumë në aspektin fizik ka punuar futbollisti i sapoardhur nga ekipi kombëtar U-21, Ylber Ramadani.

Kurse sot krahas 2 stërvitjeve gjatë ditës, do të zhvillohet konferenca për shtyp e futbollistëve Aliji dhe Veseli. Kurse në 17:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp në stadiumin e Antalias e trajnerit të ekipit kombëtar, Christian Panucci së bashku me kapitenin e skuadrës.

Në orën 18:00 do të zhvillohet Stërvitja në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja (15 minutat e para, me akses tv e mediatik)/ (FSHF)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne