26-vjeçari shqiptar Mario Kërtusha i arrestuar së fundmi si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në Viçenca të Italisë ka një të shkuar kriminale. Kërtusha u vu sot në pranga bashkë me vëllain e tij Marion (lexo lajmet e lidhura në fund) dhe dajën e tij Ahmet Balla.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane ai u arrestua në maj të këtij viti për drejtim të makinës me shpejtësi tej normave të lejuara, por edhe për përndjekjen e ish-të dashurës së tij. Au u ndalua në bordin e një makine Fiat 600 me të cilën kishte mundur dy herë tu shpëtonte kontrolleve. Ai akuzohej për përndjekjen e ish-të dashurës së tij moldave.

Ajo kishte thënë në polici se e kishte njohur Kërtushën në një lokal gjatë festës së vitit të ri 2016. Më pas mes tyre kishte pasur një lidhje të shkurtër, por sipas vajzës ai shfaqte një sjellje të dhunshme. Ajo tha se e ka kërcënuar derisa në një rast e ka detyruar që të qëndrojë e mbyllur në shtëpi duke mos e lejuar të dalë as të blejë cigare.

Nuk dihet se si prej majit të 2016-ës, Kërtusha ia ka hedhur drejtësisë italiane, por tashmë duhet të përballet me akuzën e trafikut të drogës./ lapsi

23