Snowden flet mbi përgjimet: Teknologjia e Izraelit ka monitoruar Khashoggin

Teknologjia e zhvilluar nga kompania izraelite “NSO” është përdorur në monitorimin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, tha sot ish-bashkëpunëtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Edward Snowden.

Snowden iu drejtua pjesëmarrësve në një konferencë të mbyllur mbi sigurinë kibernetike nga një vend i fshehtë në Rusi, dhe nuk ishte i pranishëm për shkak të frikës se do t’i dorëzohet autoriteteve amerikane, shkruan “Jerusalem Post”.

Ai akuzoi “NSO” se ka shitur “mjetin për vjedhje digjitale”, që nuk është përdorur vetëm për arrestimin e kriminelëve dhe parandalimin e sulmeve terroriste.

Snowden konsideron se monitorimi i thirrjeve telefonike dhe e-mail i qytetarëve të zakonshëm mund të çojë në faktin se agjencitë e zbulimit mund të marrin vendime të gabuara në momente të komplikuara, transmeton KosovaPress.

Ai paralajmëron se kompanitë private të survejimit në një kohë mund të kenë fuqi të madhe mbi jetën e qytetarëve të zakonshëm dhe qeveritë nuk do të jenë në gjendje të frenojnë këtë.

Edward Snowden u bë i njohur për publikun kur në vitin 2013 njoftoi për përgjimin masiv të NSA ndaj  qytetarëve amerikanë. Ai kërkohet në SHBA dhe aktualisht është në Rusi, ku ka marrë azil.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne