Snowden: Po të mos kishin blerë sauditët softuerët izraelit, Khashoggi sot do të ishte gjallë

Ish-agjenti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA), Edward Snowden, ka thënë se gazetari i vrarë saudit Jamal Khashogi sot do të ishte gjallë nëse kompania izraelite e sigurisë kibernetike nuk do t’i shiste softuerin për ndjekje të njerëzve sauditëve, transmeton Anadolu Agency.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” publikoi intervistën eksluzive me ish-agjenitn e NSA-së, Snowden, ku flet për vrasjen e gazetarit Khashoggi, i cili me 2 tetor të vitit 2018 u vra në mënyrë brutale në konsullatën saudite në Stamboll.

“Nëse kompania izraelite NSO nuk do t’i shiste teknologjinë e quajtur ‘Pegasus’ Arabisë Saudite, vendit e kaluara e së cilës është përplot me shkelje të të drejtave të njeriut, Jamal Khashoggi sot me shumë gjasa do të ishte gjallë”, ka thënë Snowden.

“Grupi NSO pretendon se ata shpëtojnë jetë njerëzish, por aktivitetet e tyre janë të rrezikshme. Pajtoheni me mua ose jo, faktet tregojnë të kundërtën”, ka shtuar ai.

Snowden në mesin e nëntorit të vitit të kaluar me anë të një video-paraqitje nga Rusia iu adresua pjesëmarrësve të konferencës në Tel Aviv, ku tha se Khashoggi i vrarë është ndjekur me programin e spiunazhit Pegasus i cili është blerë nga kompania izraelite NSO Group Technologies.

“Sigurisht se sauditët e kanë ditur se Khashoggi do të vijë në konsullatë në Stamboll pasi që kishte takim të caktuar, por si kanë ditur për qëllimet dhe planet e tij”, pati deklaruar atëherë Snowden.

Kolumnisti i gazetës “The Washington Post” u vra më 2 tetor në ndërtesën e Konsullatës Saudite në Stamboll. Prokuroria turke zbuloi se Khashoggi është ngulfatur me të hyrë në konsullatë, kurse trupi i tij u copëtua dhe u shkatërrua.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne