Emisionin e tij real story, sot Sokol balla ja ka kushtuar propagandes xhihadiste te organizates Muxhahedin al Khalq ose MEK. Organizata MEK e zhvendosur ne vitin 2016 nga Iraku ka kohe qe me anen e propagandes mediatike kerkon qe te ndryshoje imazhin nga nje ish organizate terroriste ne organizate demokratike. Me ane te propandes mediatike dhe sidomos me ane te ushtrise se saj kibernetike, organizata MEK po perpiqet te tregohet sikur eshte viktime e regjimit iranian dhe jo nje organizate luftetaresh e trajnuar mire per lufte ne te gjitha drejtimet kunder regjimit iranian.

Sipas direktivave te lideres se MEK-ut, Merjem Raxhavit, Hassan Nayeb Agha, drejtuesi i kampit te Muxhahedineve MEK ne Manez pretendon se organizata MEK qe derin ne vitin 2012 ishte e listuar nga SHBA ne listen amerikane te terrorit, eshte nje organizate demokratike qe kerkon ndryshimin e regjimit Iranian.

Dihet qe organizata MEK, prej nje kohe te gjate, qe nga vitet 80, ka zhvilluar nje lufte te ashper dhe te pergjakshme kunder Iranit, fillimisht duke vrare dhe bombarduar shtetasit e vet iraniane dhe me vone duke u bere pale me ushtrine e Sadamit ne luften Iran-Irak. Organizata MEK, e cila sot ne emision e Sokol Balles, pretendon se eshte organizate demokratike, dikur madje ka vrare edhe shtetas amerikane.

Mek pretendon se lufton per liri dhe demokraci.

MEK, qellimin e vetem e ka marrjen e pushtetit ne Iran me te gjitha menyrat dhe jo vendosjen e demokracise per te cilen grupi pretendon. Vete organizata MEK funksionon si nje kult, ku lidere supreme eshte Merjem Raxhavi. Eksperienca e MEK-ut me demokracine eshte nje seri vrasjesh, eleminimesh me bomba, lufterash frontale, rryshfetesh per personalitete te ndryshem nga bota, perhapje lajmesh te rreme (fake news) nga ushtria e saj kibernetike brenda kampit ushtarak ne Manze. Fytyra e vertete e MEKU-ut pasqyrohet edhe nga shume deshmi te ish anetareve qe tashme jane larguar nga organizata, ku sipas tyre, mjetet demokratike te MEK-ut kryesisht jane burgosjet, torturat, lavazhot e trurit, perndjekjet, abuzimet seksuale, ndalimi i martesave per anetaret, izolimet me burg per ata qe tentojne te arratisen nga organizata, shantazhimet madje edhe torturat me pasoje vdekjen.

Mek erdhi dhe u vendos ne Shqiperi nga Iraku, pasi sic duket kete grup terrorist iranian nuk deshi ta pranoje as edhe nje vend i botes. MEK aktualisht nuk gezon aspak mbeshtetje ne mesin e popullit iranian. Nje nga arsyet kryesore eshte sepse grupi xhihadist dikur u be pale me ushtrine e Sadam Hysenit dhe kreu shume masakra ndaj vete popullit iranian. Grupi ka ekzekutuar edhe disa shkenetare iraninane, veprime keto te cilat populli iranian prej kohesh i ka kondsideruar nje tradheti kombetare.

Ndarja nga familjet?

MEK pretendon se nje nga sakrificat e muxhahidineve MEK eshte fakti se grupi jeton larg te afermeve dhe familjeve te tyre. Por realiteti eshte krejt ndryshe pasi ne te vertete eshte vete Organizata MEK me lideren e tij Merjem Raxhavin, qe i kane ndaluar vizitat familjare per anetaret e grupit. Shembull eshte edhe rasti Somajes qe cila privohet nga takimi me prindrit e saj qe prej 21 vitesh.

Organizata MEK u hoq ne vitin 2012 nga lista amerikane e grupeve terroriste te botes prej administrates Obama vetem si rezultat i nje lobimi shume te forte./ Gazeta Impakt

59