Sokol Bizhga zëvendëson Çakon në krye të Policisë së Shtetit?

Sokol Bizhga është emri që përflitet së fundi si pasuesi i Haki Çakos në krye të Policisë së Shtetit. Mediat kanë raportuar gjithashtu se ka gjasa që prezantimi i tij të bëhet sot në Lezhë gjatë njē ceremonie me rastin e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Bizhga është një ndër drejtuesit që i plotëson kushtet dhe ka gradën ‘Drejtuesi i Parë’.

Ai ka 18 vjet përvojë pune në Policinë e Shtetit. Aktualisht mban pozicionin e drejtorit të Forcave Operacionale të Lëvizshme. Ditët e fundit Bizhga është parë edhe nën shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sidoqoftë mbetet të presim për të parë se kush do të jetë i përzgjedhuri i Ramës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne