Sondazhi i fundit: Ja kush mund t’i fitojë zgjedhjet më 8 qershor

Tri sondazhe të publikuar sot kanë treguar se partia opozitare në Britani të Madhe, Partia Laburiste, ka shënuar rritje, por Partia Konservatore e kryeministres Theresa May mban një epërsi komanduese para zgjedhjeve të 8 qershorit.
Sondazhet tregojnë se Partia Konservatore mbetet mes 11 dhe 17 pikë para Partisë Labursite – që është e mjaftueshme për Theresa May për të shënuar fitore të pastër në zgjedhjet që po afrohen, transmeton Express.

Por, sondazhet kanë treguar se epërsia e May është ngushtuar nga 25 pikë sa ishte fundjavën e kaluar.

Sondazhi i YouGov “One poll” ka treguar se Partia Konservatore ka një përkrahje prej 44%, edhe pse javën e kaluar kishte një përkrahje prej 48%.

Ndërsa përkrahja për Partinë Labursite është rritur për 31% nga 25%.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne