Soros dhe Iluminati! Netanjahu i ri shpërndan karikaturë anti-semite

nga Yossi Gurvitz.

Yair Netanjahu, djali i kryeministrit Netanyah, publikoi në faqen e tij në Facebook një karikaturë antisemite, ku ai e quan veten Yair Hun (“Hun” ishte emri i vajzërisë së nënës së tij). Karikatura tregon miliarderin George Soros si drejtues kukullash pas zvarranikut, i cili në anën tjetër manipulon Masonët dhe Iluminatin, të cilët nga ana e tyre veprojnë mbi ish-kryeministrin Ehud Barak, i cili tërheq fijet e kundërshtarit të Netanyahut, Eldad Yaniv ku ky i fundit vazhdon me Meni Naftalin.

Pjesa e fundit është më e lehtë për tu shpjeguar. Netanyahët duket se mendojnë se fushata publike kundër tyre drejtohet nga Barak, të cilit ata i atribojnë aspiratat politike. Kjo tregon një fantazi paranojake, pasi sondazhet duket se sugjerojnë se izraelitët preferojnë të jenë fre i një hipopotami të tërbuar sesa votë për Barakun. Megjithatë, Netanjahu i moshuar duket se e mban mend se si Baraku e mundi atë në zgjedhjet e vitit 1999.

Eldad Yaniv është një avokat i shkathët, i cili dikur ishte një afarist i rafinuar në nivelet më të larta të jetës politike izraelite ku më pas deklaroi se kish pësuar një konvertim dhe zbuloi disa skandale rreth Netanyahut dhe mjedisit të tij. Yaniv e ftoi Netanjahun që ta padisë atë për shpifje por Netanjahu nuk e bëri kurrë.

Sa për Naftalin, gjatë 43 javëve të fundit, ka patur protesta në Petah Tikva, që kërkonin nga avokati i përgjithshëm të ndalojë veprimin në mënyrë të ngadaltë në shumë çështje ligjore të Netanjahut. Eldad ishte një nga udhëheqësit e protestave, por truri ishte Meni Naftali, një ish-punonjës i Shtëpisë së Kryeministrit. Naftali i paditi Netanyahët dy vjet më parë, duke pretenduar se i ishte premtuar mbeshtetje dhe një post por që ju refuzua prej tyre; procesi gjyqësor u bë skandal kur Naftali pretendoi se Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit u soll shumë keq kundër punëtorëve të familjes, që shkoi deri edhe në sulm fizik ndaj një punëtoreje femër, e cila si rezultat pësoi një rrëzim. Naftali më tej pohoi se zonja Netanyahu ishte një alkooliste e cila u përpoq të mbledhë edhe paratë e depozitave për shishet e alkolit, të cilat u blenë nga qeveria. Gjykata për Çështjet e Punës, i konfirmoi të gjitha pretendimet e tij. Javën e kaluar, Avokati i Përhershëm njoftoi se po shqyrton ndjekjen penale ndaj Znj. Netanyah për mashtrimin të qeverisë, në një sasi prej rreth 100,000 dollarësh. Dëshmia e Naftali supozohet të jetë një gur i rëndësishem i prokurorisë.

Duket qartë që Naftali dhe Eldad, janë njerës të urryer për Netanyahët. Por cfarë i lidh me këtë punën e Sorosit, zvarranikut dhe masonët? Epo, Netanyahu i ri shërben njëkohësisht edhe si ndihmës komunikues jozyrtar i të jatit. Zyrtarisht është i papunë. Jeton me prindërit e tij dhe i është dhënë një truprojë qeveritare si dhe një shofer në çdo moment – duket se karikaturën e ka kopjuar nga ndonje faqe antisemite. Në pamje të parë, një hebre stereotipik duket se e drejton botën; në fantazinë e Netanyahut të ri (sublimimi?), është George Sorosi.

Sigurisht që Sorosi është miliarderi cifut amerikano-hungarez i fajësuar nga ekstremi i djathtë që drejton botën.

Po këta Zvarranikët?. Ata janë një teori komploti më e fundit, shkruar nga shkrimtari anglez David Icke, i cili pretendon se një garë hardhucash që ndryshojnë formën kanë marrë shumicën e qeverive botërore. Icke kishte një synim të veçantë për Familjen Mbretërore Britanike. Ndërsa ishte trajtuar si një shaka rreth 20 vjet më parë midis teoricienëve të konspiracionit, një sondazh bërë katër vjet më parë tregonte se rreth 12 milionë amerikanë e besonin atë. Si njohës i teorive të konspiracionit, duhet të pranoj që kjo është hera e parë që e kam parë në Izrael.

Një gjë erëndësishme vlen të theksohet: Në kozmologjinë e Icke, zvarraniket janë sundimtarët, Mjeshtrat e Padukshëm. Duke vënë Sorosin mbi ta, Netanjahu po bëhet plotësisht antisemit: Çifutët e ashpër (majtistët, kozmopolitë) po u japin zvarranikëve urdhrat e tyre për të marshuar.

Sa për masonët dhe Illuminatët, është më se e qartë që ata kanë qenë pjesë e teorive të konspiracionit antisemit që nga Revolucioni Francez. Ketu duket se të gjithë paskan një qëllim të përbashkët: të largojnë familjen më të korruptuar politike në historinë e Izraelit.

David Duke, tashmë e përshëndeti karikaturën e Netanyahut të ri, ashtu sic bëri edhe faqja antisemite “the Daily Stormer”. Dikush mendon se teoricienët e konspiracionit anti-semit do të vazhdojnë të flasin për atë kohë kur djali i kryeministrit të shtetit hebraik pa dashje e ekspozoi komplotin sekret cifut për të sunduar botën.

“Udhëheqësi i popullit hebre” sic i përshtatet ta quajë veten, Netanyahu nuk pranoi të komentojë për parodinë e djalit të tij këtë mëngjes./Gazeta Impakt

burimi:mondoweiss

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne