Soros i merr pasaporten Gruevskit, do e fusin ne burg per hakmarrje

Gjykata Penale në Shkup e shpëtoi ish-kryeministrin Nikola Gruevski nga paraburgimi. Ajo refuzoi kërkesën e Prokurorise Speciale Publike, e vendosi një dënim shumë më të butë duke i marrë pasaportën.

E njëjta masë u mor edhe për ish-ministrat Gordana Jankulovska dhe Mile Janakieski, si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer, që do të mbeten gjithashtu pa dokument udhëtimi.

Në njoftimin e gjykatës sqarohet se, një pjese të të akuzuarve u është sekustruar pasaporta diplomatike dhe vendimi ndalon që atyre t’u jepet pasaportë tjetër. Pa pasaporta do të mbeten edhe 16 të pandehurit e tjerë, të asaj që njihet si çështja “Titanik”.

Prokuroria Speciale Publike deklaroi se do ta apelojë vendimin. Ajo njoftoi të enjten ngritjen e 17 aktakuzave ndaj 94 personave fizikë dhe 7 juridikë, e kërkoi arrestimin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij për organizimin dhe pjesëmarrjen në mashtrime elektorale.

Materiali i saj buronte nga skandali i bisedave të përgjuara telefonike. Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera.

Gruevski ishte shprehur fill pas deklaratës së saj se, aktpaditë paraqisnin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Prokuroria Speciale Publike u krijua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës, të arritur verën e vitit 2015 ndërmjet 4 partive më të mëdha politike, me ndihmën e SHBA dhe BE.

Qëllimi i themelimit të saj ishte dhënia fund e krizës dyvjeçare që kishte përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne