Soros sulmon gjigantët: Facebook dhe Google po manipulojnë shoqëritë

George Soros ka nisur një sulm ndaj gjigantëve të komunikimit Facebook dhe Google, duke i konsideruar ata si një “kërcënim” ndaj shoqërisë si dhe duke deklaruar se kompanitë e mediave sociale manipulojnë përdoruesit ashtu siç bëjnë firmat e lojërave të fatit.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të enjten, miliarderi Soros shpërtheu në akuza kundër gjigantëve të rrjeteve sociale.

Soros, fondi i investimeve të të cilit zotëronte mbi 300,000 aksione në Facebook deri në nëntorin e kaluar, tha se platformat e mediave sociale janë krijuar qëllimisht në mënyrë inxhinierike për të krijuar varësi ndaj shërbimeve që ato ofrojnë.

“Facebook dhe Google mashtrojnë përdoruesit duke manipuluar vëmendjen e tyre dhe duke i drejtuar atë drejt qëllimeve të tyre komerciale”, tha ai.

Në këtë drejtim, platformat online janë bërë të ngjashme me kompanitë e lojërave të fatit, tha Soros. “Kazinotët kanë zhvilluar teknika për të lidhur kumarxhinjtë në pikën ku ata rrezikojnë të gjitha paratë e tyre, madje edhe paratë që nuk kanë”.

Diçka shumë e dëmshme dhe ndoshta e pakthyeshme po ndodh me vëmendjen e njeriut në epokën tonë dixhitale,” tha ai.

Kompanitë e mediave sociale “po i nxisin njerëzit të heqin dorë nga autonomia e tyre,” ndërsa fuqia për të formuar vëmendjen e publikut “po përqendrohet gjithnjë e më shumë në duart e disa kompanive”.

Miliarderi bërë edhe një parashikim të zymtë, duke deklaruar se në në të ardhmen, mund të ketë “një aleancë midis shteteve autoritare dhe këtyre monopoleve të mëdha të IT-s, të pasura me të dhëna”, në të cilën mbikëqyrja korporative e gjigantëve të teknologjisë do të bashkohej me “një sistem të zhvilluar tashmë të survejimit të sponsorizuar nga shteti”.

Kjo “mund të rezultojë në një rrjet të kontrollit totalitar, të cilin vetëm që Aldous Huxley ose George Orwell mund të kishin imagjinuar”, tha ai, duke iu referuar dy romaneve të famshëm të shkrimtarëve britanikë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne