Sorosi dhe Hidrokarburet: Çfarë qëndron vërtet prapa krizës në Mianmar

Konflikti me myslimanët Rohingya në Myanmar, i cili e filloi valën e dytë në gusht 2017, duket se është një krizë shumëdimensionale që përfshin lojtarë kryesorë gjeopolitikë, thonë ekspertët, duke iu referuar shkaqeve të brendshme dhe të jashtme të dhunës së fundit.

Konflikti i myslimanëve Rohingya, i cili shpërtheu në fund të gushtit mes budistëve dhe myslimanëve në shtetin perëndimor Rakhine të Myanmarit, u duk qartë se u nxit nga lojtarët e jashtëm botërorë, tha per RT Dimitri Mosyakov, drejtor i Qendrës për Azinë Juglindore, Australinë dhe Oqeaninë në Institutin e Studimeve Orientale, Akademia e Shkencave të Rusisë.

Sipas akademikut, konflikti ka të paktën tri dimensione.

“Së pari, është një lojë kundër Kinës, pasi Kina ka investime shumë të mëdha në Arakan [Rakhine],” Së dyti, qëllimi është të ushqejë ekstremizmin musliman në Azinë Juglindore … Së treti, është përpjekja për të mbjellë mosmarrëveshje mes Mianmarit dhe Indonezisë bashke me Malajzinë të dominuar nga muslimanët, tha Mosyakov për RT. ”
Sipas Mosyakov, konflikti i gjate shekullor përdoret nga lojtarët e jashtëm për të minuar stabilitetin e Azisë Juglindore, sidomos duke pasur parasysh faktin se në rrezik janë rezerva të mëdha të hidrokarbureve që ndodhen në det të hapur në shtetin Rakhine.

“Eshte nje fushë e madhe gaz mbajtese që quhet sipas gjeneralit Than Shwe i cili qeverisi gjatë në Burma,” tha Mosyakov. “Përveç kësaj, zona bregdetare në Arakan [Rakhine] është më se e sigurte që përmban edhe naftë.”

Pas zbulimit të rezervave masive në Rakhine në vitin 2004, ato tërhoqën vëmendjen e Kinës. Deri në vitin 2013 Kina përfundoi tubacionet e naftës dhe të gazit natyror, të cilat lidhin portin e Myanmarit në Kyaukphyut me qytetin kinez Kunming në provincën e Yunnanit.

Tubacioni i naftës i lejon Pekinit të furnizohet me naftë bruto nga Lindja e Mesme dhe Afrika duke anashkaluar Ngushticën e Malaccas, ndërsa gazsjellësi transporton hidrokarbure nga fushat naftëmbajtese të detit nga Mianmar për në Kinë.

Zhvillimi i projektit energjetik Sino-Myanmar përkoi me intensifikimin e konfliktit të myslimaneve Rohingya në vitet 2011-2012 ku 120,000 azilkërkues u larguan nga vendi për ti shpetuar gjakderdhjes.

Sipas Dmitry Egorchenkov, zëvendës drejtor i Institutit për Studime Strategjike në Universitetin Miqesia e Popujve të Rusisë, kjo nuk është rastësi. Megjithëse ka disa shkaqe të brendshme pas krizës së myslimaneve Rohingya, që mund të ushqehet edhe nga lojtarë të jashtëm, në veçanti Shtetet e Bashkuara.

Destabilizimi i Myanmarit mund të ndikojë në projektet energjitike të Kinës dhe të krijojë një xhep paqëndrueshmërie në pragun e Pekinit. Duke pasur parasysh krizën në vazhdim midis SHBA dhe Koresë së Veriut, një tjetër fqinj kinez, Pekini së shpejti mund ta gjeje veten të zënë në nje udhëkryq zjarri.

Ndërkohë, “Task Forca e Birmanisë (the Burma Task Force)”, e cila përfshin një numër organizatash të financuara nga George Soros, ka vepruar në mënyrë aktive në Mianmar që nga viti 2013 duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndalë atë që ata e quajnë “gjenocid ndaj pakicës muslimane Rohingya”. Megjithatë, ndërhyrja e Soros në punët e brendshme të Myanmarit shkon më thellë në historinë e vendit.

Në vitin 2003, George Soros iu bashkua një grupi të Task Force në SHBA që synonte rritjen e “bashkëpunimit amerikan me vendet e tjera për të sjellë një transformim të gjatë politik, ekonomik dhe shoqëror në Burma [Mianmar]”.

Dokumenti i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë (CFR) 2003 me titull “Burma: Koha për Ndryshim”, e cila njoftoi krijimin e grupit këmbënguli se “demokracia … nuk mund të mbijetojë në Burma pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe të bashkësisë ndërkombëtare”.

“Kur George Soros hyn në këtë apo atë vend … ai kërkon kontradikta fetare, etnike apo shoqërore, zgjedh modelin e veprimit për një nga këto opsione ose kombinimin e tyre dhe përpiqet ta” nxehë dhe ta pregatite atë “, shpjegoi Egorçenkov per RT .

Nga ana tjetër, sipas Mosyakov, duket se disa ekonomi globale po përpiqen të frenojne zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendeve të asize juglindore (ASEA), duke nxitur grindje të brendshme brenda bllokut.
Akademiku eshte i mendimit se politika menaxhuese e globalizimit parashikon mbjelljen e mosmarrëveshjeve në formacionet e qëndrueshme rajonale. Duke ushqyer konfliktet rajonale, ku lojtarët e jashtëm perpiqen të krijojnë mundësinë për të fituar kontroll mbi shtetet sovrane duke ushtruar presion të konsiderueshëm mbi to.

Kriza e fundit e myslimaneve Rohingya filloi më 25 gusht, kur kryengritësit myslimanë Rohingya sulmuan postet e sigurisë në shtetin Rakhine të Mianmarit. Përgjigjja e ashpër e autoriteteve të vendit shkaktoi përplasje të dhunshme, të cilat morën jetën e të paktën 402 personave. Megjithatë, sipas disa vlerësimeve, gjatë konfliktit të fundit deri tani janë vrarë rreth 3,000 muslimanë.

Konflikti që filloi rreth një shekull më parë është përshkallëzuar gradualisht që nga viti 2011, duke arritur kulmin në vitin 2012 kur mijëra familje myslimane kërkuan azil në kampet speciale të refugjatëve në territorin e vendit ose ikën në Bangladesh. Megjithatë, një tjetër përshkallëzim filloi në vitin 2016./ Gazeta Impakt

burimi:spurnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne