Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, por akoma nuk ka asnjë fajtor për 26 jetët e humbura

Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë fajtor nuk qëndron pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës, pikërisht në orën 12:05 të mesditës.

Pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë me 12 mars te vitit 2012, tre ditë para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, dënime të cilat ishin disa herë më të ulëta se ato që kishte kërkuar prokurori, mes të cilave edhe tre burgime për jetë.

Asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes, pasi ngjarja u konsiderua si gabim njerëzor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne