Sot festohet Nata e Miraxhit

Në 29 mars filluan “3 muajt” që përfshijnë natën e Kardit me netët e mira të Regaipit, Miraxhit dhe Beratit si dhe muajin e Ramazanit.

Nata e Mirë e Miraxhit është nata kur Profeti Muhammed doli përpara Allahut dhe përkon me muajin e Rexhepit që është i pari i tre muajve.

Sipas kalendarit Hixhri (hënor), netët e mira që korrespondojnë sipas muajve dhe ditëve, të cilat ndryshojnë vazhdimisht sipas kalendarit diellor, kanë këto kuptime: Nata e Mirë e Mevludit është nata që festohet ditëlindja e Profetit Muhamed; Nata e Madhe e Regaibit është nata e fillimit të tri muajve të shenjtë për myslimanët, që emërtohen Rexhep, Shaban dhe Ramazan.

Nata e Beratit, është nata kur falesh me qëllim pastrimin (purifikim) nga gjynahet; dhe Nata e Kadrit nënkupton natën kur Profetit Muhamed ka filluar t’i dërgohet Kurani Famëlartë.

Gjatë këtyre ditëve dhe netëve, që janë shpërndarë gjatë gjithë vitit, njerëzit zhvillojnë veprimtari për të rikujtuar ngjarjet dhe me qëllim që t’i festojnë ato./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne