Sot fillon nga puna Aeroporti i ri ne Islamabad,Pakistan

Ndërsa fiilimi nga puna e  Aeroportit të Ri ne Islamabad është gati për të nisur, emocionet po rriten me çdo foto të re të  të aeroportit.Aeroporti i parë greenfield i Pakistanit, Aeroporti Ndërkombëtar i Ri Islamabad, do të jetë funksional për fluturimet ndërkombëtare dhe vendore që nga 20 prilli pas vonesave të përsëritura.Më 7 prill, Pakistan International Airlines (PIA) me sukses ka kryer një prove strategjike që përfshin uljen e një avioni pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar Islamabad, i cili sinjalizon hapjen në kohë.Aeroporti me formë Y ndodhet 20 kilometra nga Zero Point Islamabad dhe mbi 25 kilometra nga Saddar, Rawalpindi.Ndërsa aeroporti më i madh i Pakistanit është gati të nisë, ne ju paraqesim disa nga fotografitë më të mira të aeroportit më të avancuar dhe luksoz të Pakistanit. Fotot zbulojnë lehtësira moderne me një pamje moderne dhe
infrastrukturë mbresëlënëse. Aeroporti i ri do të ketë pesë sisteme sigurie të nivelit te larte për kontrollin e bagazheve, një zone me ushqime te ndryshme, mini-kinema, zonë për lojë fëmijësh.Këto foto me siguri do t’ju bëjnë të udhëtoni më shpesh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne