Sot fillon Samiti i Liderëve të BRICS

Sot fillon Samiti i Liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që organizohet nën kryesinë e Kinës.

Seanca e çeljes së samitit do të bëhet me kryesimin e Kryetarit të Shtetit të Kinës, Xi Jinping.

Në samitin, që do të vazhdojë deri më 5 shtator në qytetin Xiamen të provincës Fujian, e cila gjendet në jug të vendit, do të marrin pjesë Presidenti i Brazilit, Michel Teme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti i Afrikë së Jugut, Jacob Zuma, Kryeministri i Indisë, Nardendra Modi, Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe përfaqësues nga bota e biznesit.

Samiti do të fokusohen në temat, si rritja ekonomike globale, tregtia, investimet, bashkëpunim financiar dhe komunikimi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne