Sot seanca e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë

 Seanca e radhës e Kuvendit pritet të nisë gjatë ditës sotme në orën 10:00.  Opozita sërish nuk do jetë e pranishme, pasi e ka bojkotuar që prej nisjes së sesionit të ri.

Në rendin e ditës është parashikuar ndër të tjera edhe një interpelancë mes kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe me Ministrin e  Ekonoimisë Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF.

Braçe ju drejtua kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi javën e kaluar duke i thënë se është tejkaluar çdo afat kohor prej kur ai ka kërkuar interpelancën me Ahmetajn.

”Prej 5 javësh i ka adresuar Kuvendit një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Sipas nenit 80 të Kushtetutës është e përcaktuar qartë, kryeministri dhe Ministri i thirrur në intepelancë nga një deputet apo grup deputetësh është i detyruar të përgjigjet brenda 3 javësh në sallën e Kuvendit. Kanë kaluar dy të enjte dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë ende nuk paraqitet në interpelancë me një çështje shumë konkrete dhe shumë të qartë për të dhe mbi të gjitha me interes publik për qytetarët. Nëse unë e kam seriozisht një çështje të caktuar më lejoni tu them që përgjigjet që kam marrë në cilësinë e deputetit nga germa e parë tek e fundit janë tallje me interesin publik dhe interesin tim si deputet i kuvendit”,-tha Braçe.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të diskutohet është edhe Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile”.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.10.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, kërkuar nga deputeti
Erjon Braçe (neni 96, Rregullore).
4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për
gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e KM (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim
me shumicë të thjeshtë)
– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për
gjendjen civile”, të ndryshuar –  nismë e një grupi deputetësh (nenet 73-77,
Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Pyetje
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat
e Njeriut

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1
5. Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26,
pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
6. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në
vijim (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
7. Të mbartura për votim:
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës
dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi
Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet
73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e
Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri pdf (nenet 73-77, Rregullore,
votim me shumicë të thjeshtë)
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne