SpaceX kërkon të ngrejë një bazë në Hënë dhe Mars për të shpëtuar njerëzimin

Kompania “SpaceX” e miliarderit amerikan Elon Musk, që lëshoi në shkurt një raketë të fuqishme në drejtim të Marsit, mund të zhvillojë që vitin e ardhshëm fluturime testuese të anijes së saj hapësinore ndërplanetare, në perspektivën për të garantuar mbijetesën e qenies njerëzore.

“Kjo anije do të kryejë fluturime të shkurtra, të tipit vajtje-ardhje, me shumë mundësi në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm”, theksoi Musk gjatë konferencës “SXSW” në Austin, Teksas.

“Qëllimi afatgjatë i këtij projekti është të ndërtohet një bazë në Hënë ose në Mars, që do të mundësonte të garantonte mbijetesën e qenies njerëzore dhe të favorizojë rigjenerimin e saj në tokë në rastin e një Lufte të Tretë Botërore”, shpjegon miliarderi.

“Në fakt ekziston mundësia që njerëzimi të përballet me një epokë të errët, veçanërisht nëse ka një Luftë të Tretë Botërore”, theksoi miliarderi që është edhe pronari i prodhuesit të automjeteve elektrike “Tesla”.

“Ne duam të garantohemi që të ketë jashtë (Tokës) një fije civilizim, në mënyrë që të rigjallërojmë civilizimin dhe ndoshta në këtë mënyrë të të zvogëlojmë kohëzgjatjen e Epokës së Errët”, vazhdoi ai.

Në këtë perspektivë, një bazë hënore dhe një bazë detare që ndoshta mund të ndihmojë në rigjenerimin e jetës këtu në Tokë do të ishte shumë e rëndësishme. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne