SPAK tremb prokurorët, ende asnjë aplikim për në “FBI-në shqiptare”

Kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, rezulton se është shkaku që një javë nga gara për SPAK askush ska aplikuar.

Report Tv është interesuar pranë këshillit të lartë të prokurorisë ku rezulton se prej 7 Janar 2019 kur u çel gara e deri më sot që data shënon 12 Janar askush ska kandiduar.

Kontrollet sipas pikës katër të kushteve të shpalluara nga KLP përfshinë telekomunikimet jo vetëm të prokurorit por edhe të familjarëve të tij si telefonata, sms, e-maile, llogari bankare e rrejtet sociale.

Prokurorët mund të bëhen pjesë e SPAK duke aplikuar online ose dorëzuar me postë dokumentacionin e kërkuar dhe për këtë garë kanë afat 30 ditë kalendarik nisur nga 7 Janari.

Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses si ata që ende si janë nështruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.

Në rast të mosplotësimit të aplikuesve deri në afatin e përcaktuar pritet që KLP të rihap garën ndërsa ditën që u caktuan 15 vende për SPAK nurmi dy i KLP i bëri thirrje publike hetuesve të garojnë.

Por çfarë është SPAK?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne