Spanja vë alarmin: Ish-ushtarakë shqiptarë pjesë e bandave kriminale

Vendet turistike të Spanjës kanë qenë për dekada të njohura si famëkeqe për krerët e grupeve kriminale. Kohët e fundit në vijën bregdetare spanjolle ka shpërthyer papritmas dhuna në rrugët e qytetit duke shënuar një valë ekzekutimesh, sulme me bomba dhe vrasje barbare nga bandat.

Në një shkrim të gjatë të “The Sun” dëshmitarët thonë se shumë banorë kanë frikë për jetën e tyre pasi vala e dhunës përhapet në destinacione turistike, duke përfshirë Benidorm, Malaga, Marbella dhe Estepona. Policia spanjolle tregon për lehtësinë me të cilën kriminelët mund të fshihen në pronat e mëdha pa pronarë të cilat janë aq të zakonshme në zonat e Kosta del Sol. Dhe në gjithë morinë e grupeve kriminale nuk mbeten pa përmendur edhe ato shqiptare dhe kosovare.

“Ekspertët gjithashtu besojnë se bandat e reja nga 13 vende të ndryshme, duke përfshirë kartelet e drogës kolumbiane, ish-ushtarakë nga Shqipëria dhe degë të mafies së frikësuar ruse, përgjegjëse për shumicën e gjakderdhjes” – thuhet në shkrimin e “The Sun” që shton: “Gangsterë shqiptarë dhe kosovarë, shumë prej tyre ish-ushtarakë janë arrestuar në vitet e fundit si drejtues të bandave profesionale të vjedhjeve përgjatë vijës bregdetare”.

“Shqiptarë, kosovarë, bullgarë dhe rumunë… Bëhet fjalë për banda të mbledhura nga Europa lindore dhe vendet baltike shumica e të cilave kanë në përbërje ish-ushtarakë duke u kthyer nga më të fuqishmet në rajon. Janë të përhapura në trafikun e drogës, pr edhe në trafikun e prostitucionit dhe qenieve njerëzore që janë relativisht të reja për këtë zonë” – thuhet në shkrim.

Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së Gardës Civile në Malaga, thotë: “Unë mendoj se jemi në një spirale të dhunës, e cila vetëm sa do të përkeqësohet. Bandat po përdorin bomba”.

Shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin, viti i fundit për të cilin janë në dispozicion shifrat zyrtare. Pak kohë më parë në Spanjë u rrëzua një helikopter i ngarkuar me kanabis në Marok që drejtohej nga një ushtarak shqiptar që kishte lëvizur jashtë vendit me leje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne