Spanjë, prokurori kërkon burg për udhëheqësit e lëvizjes pro-pavarësi të Katalonjës

Prokurori publik i Spanjës kërkoi të premten deri në 25 vjet burg për nëntë udhëheqës të lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës, duke paraqitur akuza për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike lidhur me përpjekjet për shkëputje të rajonit vitin e kaluar.

Por, Prokurori i Shtetit, një tjetër zyrtar qeveritar që po heton gjithashtu rastin, kërkoi një dënim maksimal prej 12 vjetësh.

Qeveria konservatore e Mariano Rajoy-t imponoi qeverisjen direkte të rajonin të pasur në verilindje të vendit në tetorin e 2017, pasi autoritetet e këtij të fundit shpallën pavarësinë, bazuar tek një referendum të cilin gjykatat spanjolle e shpallën si jo-kushtetues.

Por, falë një vote mosbesimi administrata e zotit Rajoy, u rrëzua në qershor dhe u zëvendësua nga një qeveri socialiste, nën drejtimin e Pedro Sanchez-it. Ky i fundit megjithëse është kundër pavarësisë se rajonit katalanas, po zbaton një qasje më pajtuese në drejtim të rajonit, krahasuar me paraardhësin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne