Spanjë sekuestrohen 475 kg kokainë, problem për gratacielën në Tiranë

NGA GJERGJI THANASI

Roja Civile (policia) spanjolle në bashkëpunim me doganën arrestoi 5 anëtarë të një bande narkotrafikantësh dhe sekuestroi 475 Kg. kokainë të pastër me vlerë shitjeje me pakicë 16, 2 milion euro. Sekuestrimi i kokainës dhe arrestimet u kryen në Portin e Valencias. Nga të arrestuarit 3 ishin spanjollë, që i shërbenin bandës si hyzmeqarë, vetëm për të transportuar kokainën nga porti në një bazë të sigurtë. U arrestua një shqiptar element me peshë në bandë dhe një kolumbian, i cili shërbente si peng nderi i kartelit të Gjirit (një prej karteleve më të fuqishme të prodhimit dhe trafikimit të kokainës). Kolumbiani shërbente si garanci, që pasi banda shqiptare të kishte paguar për drogën, karteli do ta niste me patjetër sasinë e kontraktuar të kokainës. Droga ishte nisur nga Kosta Rika me kontejner për të mbërritur në Terminalin e Kontejnerëve Noatum të Portit të Valencies. E hëna e 4  marsit 2019 ishte një e hënë ters për narkosët shqiptarë. Në shkurt kësaj bande narkotrafikantësh shqiptarë iu kapën po në Portin e Valencias 400 Kg. kokainë e nisur nga Ishulli I Antiguas në një kontejner me ngarkesë legjitime skrap metalesh me ngjyra.

Nga kolegët spanjollë mësojmë se kapja e dy ngarkesave rrjesht me kokainë i ka shkaktuar dëme të mëdha kësaj bande narkotrafikantësh, madje duke penguar operacionet e tyre për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i kokainës, kryesisht në ndërtimin e blloqeve të banesave shumkatshe në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.

Roja Civile Spanjolle po vazhdon hetimet për të vënë nën pranga të tjerë elementë përbërës të kësaj bande narkotrafikantësh. Me interes për organet ligjzbatuese spanjolle janë edhe kontaktet e bandës me segmente të caktuara të politikës në Shqipëri./ Gazeta Impakt

 

Burime:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne