uk është Donald Lu që po kërkon në Tiranë eliminimin e kësaj klase politike dirigjente të korruptuar, por është politika amerikane aktuale ajo që po i kërkon ambasadorit Donald Lu – “shpejto! Në mars ne duam të fillojmë një politikë të re për Shqipërinë veçanërisht, se ajo është epiqendra jonë në politikën për Ballkanin Perëndimor”.

Në fakt ky është vetë fati perëndimor i Shqipërisë. Por korrupsioni sot është bërë bllok kundër progresit shqiptar.

Ndërsa, goditja për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, pritet të jetë me spektër shumë të gjerë, se duhet të përfshijë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Kurse korrupsioni shqiptar është në kundërvënie të hapur.

Po, vërtetë mendojnë tre mosketietët e korrupsionit shqiptar Rama, Berisha dhe Basha; se do të mundin Amerikën në këtë luftë qesharake që kanë ndezur kundër saj? Ende nuk e kuptojnë këta derëzes se politika perëndimore sot ka ardhur te pika kyç e Ballkanit Perëndimor që është Arbëria e bashkuar në një shtet të vetëm, qoftë ky dhe federatë?

Sipas kësaj politike të re, nuk do të shpëtojë askush nga të korruptuarit e Shqipërisë, prandaj kot mundohet Rama të zvarrisë apo të bllokojë këtë proces: niveli i tij nënmediokër, dhe ndërtimi i tij psikik antidemokratik dhe i prirë drejt korrupsionit, nuk mund të pranohet si partner nga politika aktuale amerikano-gjermane.
Kjo është e vërteta e kësaj gjendjeje.
Po, le të shpjegohemi.

I.
E gjithë kjo ndodh sepse aleanca shqiptaro-amerikane duhet të ngrihet në një nivel të ri: duhet të fillojë së shpejti rivendosja e të drejtave të shqiptarëve në Greqi në Maqedon, në Mal të Zi dhe në Preshevë.

Po, me kë ta fillojë aleanca këtë politikë, me korrupsionin shqiptar?
Kjo sigurisht që është e pamundur, se ata që janë shitur një herë, blihen sërish – dhe kjo është tani aksiomë në politikë.

Me kë të bashkëpunojnë perëndimorët në Tiranë, me një kryeministër që nuk mbush si intelekt dhe ka ardhur në pushtet nga abuzimi material!
Sigurisht që edhe kjo është pengesë për politikën amerikane në një kohë që ngritja e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është domosdoshmëri që, për t’u realizuar, duhet të kalojë nga një politikë e ashpër, e zgjuar dhe shumë pragmatike.

Dhe, ja sepse, se:

1. Janë pronat e shqiptarëve në Greqi, është gjithashtu çështja e Çamërisë që duhet ngritur sa më shpejt nga politika amerikane dhe gjermane. Dhe është edhe komuniteti arvanitas në Greqi që po pret për të rivendosur identitetin e tij të gjuhës shqipe që e ka ruajtur me gjak kundrejt karakterit genocidial të politikës dhe kishës greke.

2. Janë shqiptarët e Maqedonisë që duhet të mbrojnë tharmin shqiptar në shtetin Maqedon, dhe që duhet të krijojnë vlerën reale të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

3. Janë shqiptarët e Malit të Zi që duhet të riformulojnë identitetin e tyre shqiptar në një vend ku shqiptarët realisht janë shtetformuesë.

4. Por, janë gjithashtu edhe shqiptarët e Preshevës; të cilët janë pjesë e historisë së Kosovës, dhe të pandarë nga historia e Shqipërisë.

Të katra këto janë pjesë konstituente të Arbërisë apo Albanisë së ardhëshme federative…

ll.
Shqipëria në këta muaj që vinë do të hyjë plotësisht në rrjedhën e historisë së saj të re: ajo do të fillojë qeverisjen pa asnjërin nga këta liderë politikë të korruptuar: majtas dhe djathtas, sepse kjo është më në fund kërkesë historike njëqindvjeçare.

Berisha dhe Basha u eliminuan nga Brian Yee që në muajin maj, kur ky iu ekspozoi me fakte bëmat e tyre kundër shqiptarëve.
Tani, i shihni sesi janë tulatur?

Këta muaj që vinë, do të shihni eliminimin e Edi Ramës, i cili do të ndodhet edhe përballë embargos perëndimore, por edhe përpara ekspozimit të bëmave të tij kundër shqiptarëve, nëse nuk heq dorë nga idea e bllokimit të Reformës.

Rama dështoi.
Në fakt Rama nuk e kishte kapacitetin që të drejtonë Shqipërinë në nivelin që e kërkon politika amerikane dhe ajo gjermane, dhe po rezulton i implikuar në korrupsion. Nga hetimet e FBI-së dhe nga denoncimet e vetë shqiptarëve, Rama dhe disa ministra dhe ish-ministra të tij rezultojnë me prova të korruptuar, si abuzim që kanë bërë me vlerat monetare të shtetit shqiptar. Prandaj sigurisht që edhe Rama do të përfundojë si Berisha dhe Basha.

Si meritë e suksesit të tij politik, në Shkup dhe në Tiranë, në muajin maj që kaloi, Brian Yee u ngrit në post politik në rangjet e Departamentit të Shtetit .
Priteni kur të vijë në Tiranë kundër Ramës, nëse ky nuk tërhiqet nga rruga e marrëzisë.

lll.
Eliminimi politik i Sali Berishës ishte hapi i parë që mbështeti politika amerikane në Shqipëri, sepse një vend i Natos, siç është Shqipëria, nuk mund të drejtohej nga forcat agresive antiperëndimore.

Kurse Rama u tregua shumë i paartikuluar për një mendim të ri politik. Ai, i trembur nga fati i Saliut, në vend që të rregullonte trajektoren e tij, u bashkua me Saliun kundër politikës amerikane.

Mendjet që nuk gëzojnë një intelekt të lartë, kur janë nën trysninë e progresit, në vend që t’i hapin rrugë progresit, mendojnë se rruga më e sigurt e tyre është bashkimi me regresin. Dhe që të gjithë kanë dështuar.

Kështu veproi dhe Edi Rama: u bashkua me Saliun pas “vdekjes” së tij. Pse, mos donte ta ngjallte?
Jo, i bashkoi frika që iu ndërkalli në muajin maj Brian Yee dhe fati i përbashkët që, për të mbijetuar, duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Po, a e bëjnë dot?
Jo, në fakt këta ndërkohë po shkatërrojnë vetveten.
Keni për ta parë./Shkruan: Spartak Ngjela

67