Spineri që kushton 15 mijë euro

Loja me spiner, e cilësuar si antistres është bërë mjaft popullore në të gjithë botën. Por rusët kanë menduar ti japin tjetër vlerë kësaj loje, atë të 15 mijë eurove.

Firma ruse e bizhuve luksoze, Caviar, ka krijuar pajisjen prej ari të projektuar për antistres.

Spineri “Prodhimi i limituar” do të jetë shumë shpejt në vitrinat e dyqaneve. Caviar është mjaft e njohur për një sërë produtkesh eklektike. Ajo ka shituar iPhone me temën e Vladimir Putin, si dhe një edicion special për këllëf të iPhone 7 për Donald Trump.

Por nëse ju duket i shtrenjtë çmimi 15 mijë euro, mos u shqetësoni. Caviar ka krijuar edhe Caviar Spinner Diamonds me vlerën 1500 euro. Ndërsa e fundit për nga çmimi është spineri me motive patriotike me ngjyrat e flamurit rus dhe kushton vetëm 200 euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne