Spiuni Kadare pro ndalimit të filmave: E pamoralshme të shfaqen filma me fëmijë spiunë të regjimit

Spiuni komunist Ismail kadare ka deklaruar se është pro ndalimit të shfaqjes së filmave të realizuar para viteve 1990 në vendin tonë, që sipas tij është e pamoralshme të shfaqen filma me fëmijë spiunë të regjimit.

“Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme, që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, u shpreh Kadare.

Përpara viteve ’90, janë realizuar disa filma me skenarë të mbështetur në romanet e shkrimtarit (“Radiostacioni”, “Ballë për ballë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Të paftuarit”), por asnjë prej tyre nuk ka arritur të përcjellë forcën e veprës së Kadaresë.

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne