Sportistët amerikanë arrestohen në Kinë teksa kapen duke vjedhur

Tre basketbollistë amerikanë janë liruar me kusht në Kinë, pasi u arrestuan teksa u kapën duke vjedhur në një dyqan, njoftojnë mediat amerikane. Basketbollistët e Universitetit të Kalifornisë, Los Angelos (UCLA) u kapën duke vjedhur në një dyqan tepër të shtrenjtë siç është Louis Vuitton, njofton  BBC. Skuadra UCLA ndodhet në Kinë për të luajtur kundër një tjetër skuadre amerikane.

Basketbollistët që u arrestuan në qytetin Hangzhou janë Cody Riley, LiAngelo Ball dhe Jalen Hill. “Jemi në djeni të kësaj çështjeje, ku janë përfshirë tre lojatrë të UCLA-së”-është shprehur zëdhënësi i skuadrës gjatë një deklarate për mediat. Ai shtoi se po bashkëpunojnë me autorietet lokale, por aktualisht nuk mund të japim detaje. Babai i një prej lojëtarëve të përfshirë në vjedhje, njëkohësisht ish basketbollist, është shprehur: Me vjen shumë keq që emri i familjes sonë u përfshi në këtë situatë.

Sakaq, bëhet e ditur se po merren në pyetje edhe tre basketbollistë të skuadrës tjetër, por nuk janë arrestuar. Dy skuadrat ndodhen në Kinë për tu promovuar ndërkombëtarisht, por edhe në favor të eksperiencës së tyre personale.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne