Sportisti i famshem Bill Williams konvertohet në Islam dhe niset për të vizituar vendet e shenjta

Sonny Bill Williams, ylli 32-vjeçar i famshëm në sportin regbi pasi u konvertua në Islam vendosi të vizitojë qytetet e shenjta islame, Mekën dhe Medinen. Në Medine ai u ndal tek xhamia e shenjtë e profetit Muhamed.

Faltorja e qytetit të Medines është një nga vendet më të shenjta në Islam dhe është vendi ku është varrosur Profeti Muhamed.

Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë Williamin se si lutet në xhaminë e shenjtë i shoqëruar nga dijetari musliman Sheikh Kamal Abu Mariam.

Sonny Bill Williams është duke vizituar momentalisht Al-Masjid an-Nabawi, e njohur si Xhamia e Profetit në Arabinë Saudite. Ai po përgatitet për të vizituar edhe qytetin e shenjtë të Mekës

Pamjet tregojnë se Williamsi shoqërohet nga dijetari Sheikh Kamal Abu Mariam teksa ata qëndrojnë pranë varrit të Profetit Muhamed

“Çfarë ndjenje e mbrekullueshme është kur viziton xhaminë e profetit Muhamed (as) në Medine,” shkroi më vonë ai në Instagram. Në një postim tjetër ai thotë: “Falë Shiekut Kamal Abu Mariam sot kuptova shumë gjëra.”

Sipas videove të postuara kuptohet se Williamsi së shpejti do të kryejë umren, një pelegrinazh në Mekë që mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit, ndryshe nga Haxhi.

“Dr. Sheikh Kamal Abu Mariam me lojtarin e famshëm Sonny Bill Williams në Masjid Al-Nabawi, së shpejti do të kryejnë umren,” thuhet në titullin e videos të postuar.

“All-llahu na i pranoftë,” shkruan Williamsi i cili kohët e fundit u konvertua në Islam.

Ylli i regbisë tregoi për MailOnline edhe për konvertimin e tij.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-5272857/Sonny-Bill-Williams-Saudi-Arabia-historic-mosque.html#v-4876535103339384520

https://youtu.be/a0d3Pa-3ud0

'Thanks to the Shiek's for their insightful knowledge today,' Williams captioned this picture

“Jam një mysliman krenar. Islami më ka dhënë një ndjenjë lumturie dhe kënaqësie që e kam kërkuar gjithmonë. Unë tani e shoh atë si një përgjegjësi,” tha ai.

“Para se të bëhesha musliman, kam bërë një jetë të shthurur në Toulon dhe shpeshherë shqetësohesha për gjëra të kota. Më vonë takova një familje tuniziane që jetonte në një tek dhomë të vetme në një apartament. Ata nuk ishin të pasur, por gjithnjë më ofronin mëngjese falas dhe asnjëherë nuk më kërkonin ndonjë gjë. Ata i luteshin Zotit gjithnjë për mua, dhe me të vërtetë lutja e tyre u pranua, tregon muslimani i ri, Sonny Bill Williams./dailymail/Gazeta Impakt

Williams is understood to be preparing for a pilgrimage to the holy city of Mecca. Pilgrims are seen gathering around the holiest shrine in Muslim religion, call Kaaba, in Mecca

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne