Sportistja amerikane me mbulesë i dërgon letër të hapur Trumpit

Sportistja muslimane Ibtihaj Muhammed, e cila si përfaqësuese e SHBA-ve ka fituar medalje bronzi në sportin e skermës në Lojërat Olimpike në Rio tha se “Frikësohem nga fushatat e terrorit të Amerikës në emër të idealeve të lirisë dhe të drejtësisë”.

Letra e hapur e Muhammed, e cila ka fituar medalje si përfaqësuese e Amerikës në Lojërat Olimpike në Rio, adresuar tek presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u publikua në numrin e ri të revistës Time.

Ibtihaj Muhammed, e cila është sportistja e parë me mbulesë që ka garuar si përfaqësuese e Amerikës, në letrën e saj ka thënë se atmosfera e krijuar në SHBA po i dëmton vlerat e “drejtësisë” dhe “barazisë” tek popullsia dhe se është ngjallur frika nga “fushata e terrorizmit”, e cila është kundër idealeve të Amerikës.

Duke e vlerësuar përfaqësimin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike si “një nder të madh”, Muhammed kërkoi nga Trump që t’i heqë pengesat që ndodhen përpara muslimanëve.

Muhammed, në letrën e saj ka shkruar:

“Kur po ju dëgjoj juve po ndiej plotësisht se jeni duke e ngjyrosur një tablo tjetër. Po kuptohet se ju refugjatët nuk po i shihni si ‘viktima të terrorit’ por si ‘burim i terrorit’. Kontributet e vendit tonë për t’i strehuar refugjatët, të cilët kanë qenë shembuj që Amerika të jetë gjithmonë përpara, mendoj që ju më tepër po i shihni si ‘marrëveshje të këqija’. Ju po jepni përshtypjen se mbulesën time po e shihni si një shkak të frikës dhe si një kërcënim. Ju keni përdorur shprehjen ‘Mendoj se Islami po na urren neve’. Kjo nuk është vetëm gabim, por bën edhe nxitje të frikës dhe të urrejtjes, si dhe nxitë dhunën ndaj muslimanëve dhe vendeve tona të adhurimit”, shkruan në letrën e saj Muhammed.

“Sigurisht që qëllimi juaj nuk ka qenë kjo. Nuk dua që ta besoj këtë, por qeverisja juaj dhe ti, mua dhe popullin si unë e sheh si ‘të tjerët’, e jo si ‘amerikanët miq’. Atmosfera e urrejtjes dhe e frikës, që keni udhëhequr në mënyrë intensive gjatë fushatës zgjedhore, u rrit edhe më shumë me veprimet tuaja në Shtëpinë e Bardhë. Kur ju u zgjodhët, unë në aeroport u kontrollova dhe u akuzova si e dyshuar. Në rrugët e New York-ut thonë që të kthehem në shtetin tim. Kjo nuk është Amerika që unë e njoh, kjo nuk është Amerika që bota do ta shohë si lider dhe që do të frymëzohet nga ajo”, thuhet më tej në letër.

“Atmosfera e krijuar po i dëmton vlerat e drejtësisë dhe të barazisë”

Duke theksuar se çështja e terrorizmit nuk ka lidhje me çështjen e refugjatëve, Muhammed tha se atmosfera e krijuar po i dëmton vlerat e drejtësisë dhe të barazisë në shoqëri.

“Tre milionë muslimanë amerikanë, po i edukojnë fëmijët, po i shërojnë pacientët, po luftojnë në fronte. Edhe përkundër sulmeve të juaja po vazhdojnë të marrin pjesë në radhët e para për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve. Besimi im thotë që t’u ndihmoj njerëzve që janë me më pak fat dhe të flasë kundër padrejtësive”, ka thënë Muhammed.

Ajo theksoi se ata nuk kanë një problem të tillë si “terrorizmi i refugjatëve”, duke shtuar se “po frikësohet nga fushatat e terrorizmit që po bëhen nga SHBA-të në emër të idealeve të lirisë dhe të drejtësisë”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne