Srebrenica një plagë e hapur në Evropë

Shkruan: Jahja Lluka

Me urdhërin e Ratko Mlladiq, forcat serbe ekzekutuan 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, duke i dhënë kështu fundshekullit të XX, masakrën më të madhe pas L.II.B. në sytë e vëzhguesve ndërkombëtar.

Duke përkujtuar këto krime ndaj boshnjakëve, ndjejmë dhe dhimbjen e kombit tonë i cili jo vetëm në luftën e fundit me 99’ por një shekull rreshtë, përjetoi vuajtjet më të mëdha mbi kurrizin e tij, krimet nga më të rënda të cilat truri i një njeriu normal është e pamundur ti përceptoj.

Një vijë na ndan nga e kaluara e hidhur e Ballkanit, e cila nuk është zbehur aspak edhe pse nuk duam ta mendojmë. Shpesh nga frika dhe tmerri i kujtimeve, shpesh nga dhimbja dhe kështu duke tentuar ta mohojmë me ose pa vetëdije, ngjanë sikur gjeneratën tonë do e përcjellin përgjithmonë kujtimet e trishta dhe promblemet pa zgjidhje. U bënë 23 vite nga masakra e Srebrenicës, në Evropë ka qenë e pamundur të mendohet për krime të kësaj kategorie sepse u mendua që me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, nga kontinenti i vjetër do të zhdukën përgjithmonë skenat e mizorisë.

Por jo, politikat naciste të pushtetit serb tejkaluan çdo parashikim për ta spastruar Ballkanin në favor të tyre. Me urdhërin e Ratko Mlladiq, forcat serbe ekzekutuan 8 mijë burra dhe djem boshnjak, duke i dhënë kështu fundshekullit të XX, masakrën më të madhe pas L.II.B. në sytë e vëzhguesve ndërkombëtar.

Duke përkujtuar këto krime ndaj boshnjakëve, ndjejmë dhe dhimbjen e kombit tonë i cili jo vetëm në luftën e fundit me 99’ por një shekull rreshtë, përjetoi vuajtjet më të mëdha mbi kurrizin e tij, krimet nga më të rënda të cilat truri i një njeriu normal është e pamundur ti përceptoj.

Dhe nga e gjithë kjo arritëm të mbijetojmë, që me sakrificë dhe gjak të derdhur të krijojmë shtetin tonë me plotë vështirësi. Sot, është e pamundur të kthejmë kohën pas, por e kaluara është këtu prezente sepse dhimbjet ende janë të gjalla, e që në çdo të dytën bisedë me një ballkanas do të bie tema e luftës.

Përderisa Serbia vazhdon të mos e pranojë realitetin e krijuar në Ballkan, përderisa ende Serbia nuk kërkon fajle për krimet e shkaktuara, është i pamundur një bashkëpunim real, sepse me tendeca agresioni zor që mund të hapim etapa të reja në këtë drejtim, pa ndryshuar rrjedha e politikave.

Një Ballkan stabil është garancë për një Evropë të qetë e cila thirret në vlera të civilizimit. Por për ta arritur këtë gjë duhet shumë punë dhe bashkëpunim ne mes të popujve në Ballkan të cilët ndajnë një tragjedi e cila nuk është e largët./ kpost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne