Stalini punonte për policinë e fshehtë të Carit?

Që në fillim të vitit 1916, u hodhën akuza se Stalini dikur kishte punuar për Okhranën, policinë sekrete të Perandorisë Ruse. Stalini i ri, me pseudonimin Koba, dukej se ishte në gjendje të udhëtonte lirshëm pavarësisht prirjeve të tij të njohura revolucionare dhe nuk i nënshtrohej të njëjtave kufizime, si bashkëmoshatarët e tij. Dëshmitarë okularë pohuan se Stalini rregullisht takonte përfaqësuesit e Okhranës dhe gjithmonë e dinte se kush ishte gati të arrestohej, ndërkohë që vetë u shpëtonte përherë arrestimeve. Ndërsa kjo do të sugjeronte se Stalini ishte një tradhtar i vetë kauzës së tij, të tjerët kanë thënë se ai ishte një realist që e dinte se si të mos e prishte me oficerët e Okhranës. Stalini mësoi se paratë, ndikimi dhe fuqia ishin të gjitha të vlefshme, pavarësisht se nga cilat anë vinin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne