Stambolli do të mirëpresë Samitin e 5-të Ndërkombëtar të Centraleve Bërthamore

Samiti i 5-të Ndërkombëtar i Centraleve Bërthamore, ku do të takohen kompanitë me aktivitet në fushën e energjisë bërthamore, do të zhvillohet në Stamboll gjatë datave 6-7 mars.

Sipas deklaratës së bërë nga Shoqata e Inxhinierëve Bërthamorë, në samitin ku do të shqyrtohen studimet aktuale bërthamore dhe e ardhmja e teknologjisë bërthamore, dot marrin pjesë rreth një mijë përfaqësues dhe specialistë të kësaj fushe.

Kompanitë turke do të kenë rastin të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në Samit.

Kryetari i Shoqatës së Inxhinierëve Bërthamorë, Erol Çubukçu tha se industria bërthamore së bashku me nën sektorët e tij është rritur në nivel botëror.

Ai tha se në mbarë botën numri i reaktorëve aktivë ka arritur në 448-të.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 99 reaktorë janë aktivë dhe prodhojnë energji, në Francë 58, në Kinë 38 dhe në Rusi 35 reaktorë janë aktivë, tha Çubukçu dhe shtoi: “Japonia, pas aksidentit të jetuar në vitin 2011 vazhdon aktivitetet e përdorimit të reaktorëve. Krahas rritjes së numrit të projekteve bërthamore, duhen ndjekur nga afër edhe punimet e Gjermanisë dhe Japonisë në lidhje me centralet bërthamore”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne