Sterlina humb vlerë pas kritikave të Trump ndaj kryeministres May

Sterlina britanike humbi sot terren kundrejt euros dhe dollarit në fillim të seancës evropiane, penalizuar nga deklaratat e Donald Trump, i cili kritikoi qëndrimin e kryeministres Theresa May për Brexit.

Mëngjesin e sotëm sterlina është përballur me një valë erërash të forta.

Donald Trump kritikoi në mënyrë të ashpër, në fillimin të vizitës së tij, planin për Brexit të kryeministres Theresa May dhe ka zbehur shpresat për një marrëveshje tregtare dypalëshe, sqaruan analistët e Commerzbank, duke parashikuar “turbulenca’’ për sterlinën.

Në një intervistë për tabloidin britanik ‘’The Sun’’ presidenti amerikan deklaroi se plani aktual i May-it, që favorizon ruajtjen e një marrëdhënieje të ngushtë me Bashkimin Evropian do të pengonte me gjasa mundësinë e arritjes së një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në.

Kritika e fundit e Trump është një goditje edhe më e ashpër për May, e cila të enjten në mbrëmje mburri forcën e lidhjes transatlantike, duke e parë si një mundësi “të paprecedentë’’./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne