Stërvitja e përbashkët detare Turqi-Pakistan

Njësitë e forcave detare turke dhe pakistaneze zhvilluan një stërvitje ushtarake të përbashkët.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ana e Komandës së Forcave Detare të Pakistanit bëhet e ditur se në stërvitjen “Turgutreis III”, nga Turqia mori pjesë edhe fregata “TCG Gokçeada”.

Në deklaratë rikujtohet se “TCG Gokçeada” shkoi në Pakistan për të marrë pjesë në stërvitjen “AMAN-2019”, që u zhvillua javën e kaluar, kurse nga Pakistani në stërvitjen “Turgutreis III” u përfshinë në stërvitje anijet “Alamgir” dhe “Aslat” ve avioni detar i patrullimit.

Gjithashtu bëhet e ditur se personeli i të dyja flotave krahas mbledhjeve të taktikës, teknikave moderne të luftës dhe mbledhjeve të sigurisë detare, bënë stërvitje në port dhe në det. Në deklaratë theksohet se me stërvitjen synohet zhvillimi i aftësisë dhe performancës taktike të ushtarëve të të dyja vendeve në operacionet e përbashkëta.

Ushtria pakistaneze dhe turke nënshkruajnë bashkëpunime në shumë fusha. Flotat e të dyja vendeve më parë zhvilluan stërvitjet “Turgutreis I dhe II” dhe javën e kaluar morën pjesë në stërvitjen “AMAN” që zhvillohet një herë në dy vjet, që nga viti 2007./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne