Stërvitje ushtarake e përbashkët Turqi-Uzbekistan-Pakistan

Turqia, Uzbekistani dhe Pakistani do të fillojnë të hënën një stërvitje ushtarake të përbashkët në poligonin Forish të provincës uzbeke të Xhizahut.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Uzbekistanit përmes një komunikate me shkrim, delegacioni i parë që ka mbërritur në vend për të marrë pjesë në këtë stërvitje është ai i Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Delegacioni ushtarak turk mbërriti në Aeroportin e Tashkentit, ku u prit nga atasheu ushtarak, koloneli Mustafa Baloglu dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Uzbekistanit”, thuhet në komunikatën e sipërcituar.

Stërvitja do të përfundojë më datë 27 prill./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne