Stoltenberg kërkon personalisht të falur nga Presidenti Erdoan për skandalin në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe i ka kërkuar falje për skandalin e përjetuar në stërvitjen e NATO-s.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, Stoltenberg është shprehur në bisedë se nga ana e zinxhirit komandues ka filluar hetimi i nevojshëm dhe tekniku norvegjez që është bërë shkak për këtë ngjarje është pushuar menjëherë nga puna.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se Turqia është një aleate e rëndësishme për NATO-n.

Ai tha se do të merren të gjitha masat e duhura në mënyrë që një ngjarje e tillë të mos përsëritet më dhe tha se shpreson që skandali i përjetuar të mos ndikojë negativisht marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne